Vazhdon Superliga e hendbollisteve, lideri udhëton në Ferizaj

Pas pushimit për shkak të aktiviteteve të Kombëtareve të reja, këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e radhës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.
Në program është xhiroja e 12-të. Të shtunën janë tri ndeshje.
Vushtrria llogaritet favorite në derbin lokal me Samadrexhën. Kjo ndeshje luhet prej orës 17:30. Shqiponja e pret Dukagjinin (14:30), ndërsa Ferizaj e pret Jusuf Gërvallën (14:30). Edhe në këto ndeshje skuadrat vendase janë favorite.
Të dielën janë dy ndeshje tjera. Kampioni dhe lideri, Istogu, sfidohet në Ferizaj nga Kastrioti. Kjo ndeshje luhet prej orës 16:00 dhe e mbyll xhiron e 12-të. Vëllaznimi – Prishtina zhvillohet prej orës 12:30 dhe mund të jetë prej ndeshjeve më të mira të xhiros.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e dhjetë. Të shtunën janë ndeshjet Drita – Samadrexha (19:00) dhe Dukagjini – Ulpiana (14:00).
Prizreni – Istogu (16:00) dhe Lepenci – Vjosa (17:00) janë ndeshjet e së dielës.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve të shtunën janë tri ndeshje të javës së 13-të: Vjosa – Trepça (15:30), CLICK – Llapusha (11:00), Drita – Prizreni (17:00). Deçani – KEK-u është ndeshja që luhet të dielën nga ora 14:00.

Lajme tjera