Vëllaznimi debutoi në Kupën Evropiane

Vëllaznimi i Gjakovës ka nisur të shtunën kapitull të ri. Skuadra gjakovare e ka luajtur ndeshjen e parë evropiane.
Ndonëse nisi mirë, Vëllaznimi është mposhtur nga Kaerjengu i Luksemburgut me rezultat 32:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:14 në të mirë të Kaerjengut.

Ndeshja u luajt në Luksemburg dhe ishte e para e raundit të parë të Kupës Evropiane. Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielën nga ora 17:00 po në Luksemburg.

Gjakovarët kanë pasur përkrahje të madhe nga bashkëatdhetarët tanë, që ishin të numërt në palestër.
Vëllaznimi ishte në epërsi deri në minutën e 17-të, kur rezultati ishte 9:8. Por më pas vendasit nisën shkëputjen graduale dhe në pushim shkuan me epërsi prej tri golave. Përvoja e skuadrës vendase erdhi në shprehje në pjesën e dytë dhe fitorja e Kaerjengut në fund ishte me 9 gola dallim.

Portieri Arbër Curri është shquar me 12 pritje, ndërsa 4 pritje i kishte Menot Pozhegu.
Më efikasi ishte Ardi Halili që shënoi 5 gola nga 8 tentime. 4 gola nga 6 tentime i kishte Granit Fana, ndërsa Alban Haziri arriti në shifrën e 4 golave nga 13 tentime.

Lajme tjera