Vëllaznimi ndalet në raundin e parë

Vëllaznimi i Gjakovës nuk ka mundur të avancoj në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Vëllaznimi të shtunën e të dielën u përball me skuadrën nga Luksemburgu, Kaerjeng. Të dy ndeshjet janë luajtur në Luksemburg. Derisa ndeshjen e parë vendasit e fituan me 32:23, rezultati i ndeshjes së dytë ishte 36:26 për Kaerjengun.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:13.

Alban Haziri ishte më efikasi te Vëllaznimi. Ai i shënoi 7 gola nga 9 tentime. Mali Luzha shënoi 4 gola nga 8 tentime. Arbër Curri i kishte 10 pritje, ndërsa i shënoi edhe dy gola.

Vëllaznimi për herë të parë ka luajtur në gara evropiane. Përvoja në Luksemburg natyrisht do t’iu ndihmojë gjakovarëve për paraqitje më të mira në vitet e ardhshme.

Lajme tjera