Vushtrria befason Dritën

Vushtrria ka shkaktuar befasi të madhe në javën e 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën në mbrëmje në Vushtrri skuadra vendase e mposhti Dritën e Gjilanit me rezultat 30:29. Drita ishte favorite e madhe për këtë ndeshje, por nuk ia doli të fitojë. Vushtrriasit shkëputjen e madhe e bënë në pjesën e parë të cilën e fituan me 17:12. Në minutën e 49-të rezultati u barazua në 25:25 e më pas gjilanasit kishin epërsi 26:25, 27:26, 28:27 e 29:28. Në minutën e 58-të Vushtrria barazoi rezultatin në 29:29 dhe në minutën e 59-të shënoi golin e fitores, 30:29.

R. Shabanaj me 10 gola ishte më efikasi te Vushtrria, kurse 8 gola i shënoi A. Musa. Te Drita nga 9 gola i shënuan G. Misini e F. Cimili.

Vushtrria tani i ka 11 pikë në vend të pestë derisa Drita mbetet e katërta me 18 pikë.
Në dy ndeshjet tjera të luajtura të shtunën, favoritët nuk lejuan befasi. Besa Famgas fitoi ndaj Zhegrës në Pejë me rezultat 41:13, ndërsa Prishtina e mposhti Drenicën në Drenas me rezultat 46:23.

Zhegra – Besa Famgas 13:41 (8:20)

Zhegra: Ibrahimi, Murseli 1, A. Isufi 3, Agushi 2, Haziri 4, Aliu 2, F. Isufi 1.

Besa Famgas: Mehmeti, B. Idrizi 2, Vokshi 4, Broqi 2, Y. Muqolli 3, Tetova 5, D. Idrizi 5, Tahirukaj 5, Tahirukaj 5, Ramosaj 3, Kukrika 4, Berisha, Tafilaj 3.

Drenica – Prishtina 23:46 (8:22)

Drenica: Lladrovci, Muqolli, Geci, Binaku, Qorri 2, Mehmeti 7, Zeka 9, B. Hasani, S. Hasani, Hamza, Sahiti 2, Haxhiaj 3, M. Hamza.

Prishtina: Beqiri, Agushi, Krasniqi 5, Basholli 6, Abazi 6, Bajqinovci 9, Fetahu 4, Visoka 3, Hoxha 1, Batatina, Beshiri 11, Gjuka 1, Kastrati.

Vushtrria – Drita 30:29 (17:12)

Vushtrria: Ibishi, Melenica, Karaqa 2, Neziri 3, Jashari 4, Sadiku 1, Abazxhiku 1, Musa 8, M. Jashari 1, Lahu, Krasniqi, Shabanaj 10.

Drita: Sylejmani, Buqinca, Shahini 2, Shaqiri, Mustafi 3, Misini 9, Mehmeti, Azizi 2, Maxhera, Cimili 9, Gubetini 4, Veliu.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për …

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, …

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. Të shtunën në kuadër …

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …