Vushtrria “dimëron” si lidere në Ligën e Parë

KH Vushtrria është në rrugë të mirë për kthim në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Vushtrriasit do të mbajnë pozitën e parë pas përfundimit të stinorit vjeshtor në Ligën e Parë. Vushtrria ka fituar tetë ndeshjet e zhvilluara dhe me 16 pikë ka siguruar vendin e parë në tabelë. Dy ditë më parë Vushtrria e luajti derbin e stinorit vjeshtor ndaj Prizrenit. Fitoi me rezultat 37:27, në kuadër të xhiros së nëntë.

Vushtrria vlerësohet qendër e rëndësishme e hendbollit kosovar, prej nga dalin lojtarë edhe për skuadra të tjera. Por edhe skuadrat tjera të Ligës së Parë e kanë peshën e tyre për hendbollin tonë. Në stinorin pranveror pritet garë e fortë për pozitën e parë e të dytë në tabelë.

Lajme tjera