Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria e Shqiponja në finale te pionieret

Vushtrria e Shqiponja do të takohen në finale të Ligës së Pioniereve të Kosovës në hendboll.

Të martën në Vushtrri janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale.

Fillimisht skuadra vushtrriase e mposhti Istogun me rezultat 32:17. Tringa Mehmeti i shënoi 10 gola, kurse Lumturije Beqiri i kishte shtatë. Elsa Shala i shënoi 7 gola për Istogun. Katër i realizoi Rita Hasanaj.

gjysmëfinalen e dytë, Shqiponja e Gjakovës e mposhti Besën e Pejës me rezultat 20:14.

Të mërkurën, ndeshja për vend të tretë zhvillohet nga ora 18:00, ndërsa finalja nga ora 19:30.