Vushtrria është skuadra e vetme që i ka fituar pesë ndeshjet e para në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Fitoren e pestë skuadra vushtrriase e shënoi të dielen. Vushtrria fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 34:28. Pas pjesës së parë epërsia e Vushtrrisë ishte dhjetë gola, 23:13.
Vushtrria është e para në tabelë me 10 pikë. Nga tetë pikë i kanë Shqiponja, Istogu e Prishtina derisa Kastrioti është i pesti me gjashtë pikë.
B. Rama me 11 gola ishte realizatorja më e mirë te Vushtrria. Nëntë gola i shënojë K. Avdiu, kurse shtatë A. Kelmendi. L. Trajkovska realizoi shtatë gola për Kastriotin, ndërsa gjashtë V. Gashi.
Të dielen u luajt edhe ndeshja Jusuf Gërvalla – Prishtina. Fitore shënoi Prishtina me rezultat 30:12. Për skuadrën Jusuf Gërvalla ishte humbja e pestë.
Ndeshja mes Samadrexhës e Vëllaznimit zhvillohet pas një jave.
Kastrioti – Vushtrria 28:34 (13:23)
Kastrioti: Rogova, Tërpeza, Gurgurovci, Salihu 3, Gashi 6, Misini 1, Trajkovska 7, Basha 3, Reqica 1, Stagova 3, E. Reqica, Saliu 2, Gashi, Qerkini 2.
Vushtrria: Nj. Kelmendi, Gubetini, Avdiu 9, Rama 11, Zymberi 1, Preniqi, Mehmeti, A. Kelmendi 7, Rrahmani, Selaci, Tahiri 3, Kosumi 3.
Jusuf Gërvalla – Prishtina 12:30 (4:14)
Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Shala 4, Qufaj 4, Shala, Tolaj 1, Berisha, Imeraj, Gecaj, Çekaj 3.
Prishtina: Krasniqi 3, Sefedini 8, Mekolli 2, Beqiri, Berisha 5, Uka, Matarova 1, Llapashtica 2, L. Berisha 2, Hashani 4, Stagova 3.