Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e ka siguruar të dielën me fitore bindëse ndaj Prishtinës. Ndeshja e luajtur në kryeqytet përfundoi me rezultat 36:21 në të mirë të Vushtrrisë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:8 për Vushtrrinë. Ndeshjen e parë, të luajtur të enjten, Vushtrria e kishte fituar 29:26 dhe me dy fitore kalon në finale.
Në finale të plejofit, Vushtrria takohet me Istogun.
Lorena Matarova ishte më efikasja te Vushtrria të dielën. Ajo shënoi 9 gola. 7 gola i shënoi Shqipe Tahiri, kurse nga 6 i kishin Burneta Rama e Donita Kasumi.
Te Prishtina, 6 gola i shënoi Ivana Bojoviq. 5 gola i shënoi Elsa Kongjeli.