Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Xhema – Jahja drejtojnë ndeshjen në të cilën Kroacia siguroi Evropianin

Ndeshje evropiane në fundjavë kanë drejtuar edhe gjyqtarët Sherif Xhema e Besfort Jahja. Të dielën mbrëma ata ishin në Poreç, ku hendbollistet e Kroacisë luajtën me Çekinë.

Kroacia fitoi 33:30, ndonëse pas pjesës së parë pësonte me 14:13.

Me këtë fitore, Kroacia ka siguruar kualifikimin në Evropianin që këtë vit mbahet në Slloveni, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Xhema e Jahja ka kohë që drejtojnë ndeshje të rëndësishme evropiane.

Lajme tjera