Zyrtarja e lartë e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Anja Becky, e shoqëruar nga Zana Elshani, kanë vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ato janë pritur nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci.
Në një takim shumë miqësor është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të FHK-së dhe Ambasadës së Gjermanisë në vendin tonë. Është biseduar edhe për shkollim të kuadrit, përkatësisht për dërgimin e një trajnereje në specializim në Universitetin e Leipzigut.
Të kujtojmë që federata jonë ka raporte shumë të mira me Federatën e Hendbollit të Gjermanisë. Kohë më parë me Gjermaninë kemi luajtur me Kombëtaren A të hendbollistëve e po ashtu të hendbollisteve. Hendbollistët gjermanë janë pritur shumë ngrohtë në vendin tonë, njëjtë si hendbollistët tanë në Gjermani.