Prishtina e Drita sipas parashikimeve

Ashtu si pritej, Prishtina e Drita i kanë fituar ndeshjet e xhiros së 14-të, përkatësisht xhiros të fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës për hendbollistë. Të shtunën janë luajtur dy ndeshje të javës së 14-të me të cilën përfundojnë garat e hendbollit për këtë vit. Në kryeqytet, Prishtina e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës […]

Rusia – Franca, finalja e Evropianit

Të premten janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të kampionatit evropian për hendbolliste. Në Paris, në gjysmëfinalen e parë u takuan Rusia e Rumania, ndërsa fitore shënoi Rusia me rezultat 28:22. Anna Vyakhireva me 13 gola udhëhoqi Rusinë drejt fitores. Për Rumaninë nga katër gola i shënuan Ana Maria Dragut e Crina Elena Pintea. Me gjashtë gola […]

Kastrioti përfundon stinorin me fitore

Me fitore bindëse ka përfunduar garat në stinorin vjeshtor skuadra e Kastriotit nga Ferizaj. Të premten në ndeshjen e parë të xhiros së 14-të të Superligës për hendbollistë, Kastrioti fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 52:34. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:16 në të mirë të ferizajasve. Për Kastriotin kjo ishte fitorja e 13-të. Kjo […]