Vëllaznimi e fiton ndeshjen e mbetur me Dritën

Në foto shihen lojtarët bashkë me trajnerin.

Të mërkurën në Gjakovë është luajtur ndeshja e mbetur e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Janë takuar Vëllaznimi dhe Drita e Gjilanit. Fitore ka shënuar Vëllaznimi me rezultat 44:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:9 për gjakovarët. A.Spahija me 10 gola ishte më efikasi te Vëllaznimi. […]