Pa ndeshje evropiane në prill e në maj

Në foto shihen hendbollistet e Kombëtares sonë duke e dëgjuar himnin e Kosovës para fillimit të ndeshjes.

Federata Evropiane e Hendbollit ka përgatitur një plan për vazhdimin e garave evropiane që kanë mbetur në gjysmë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Përmes një komunikate, EHF-ja ka njoftuar se nuk ka një datë të saktë se kur do të vazdojnë garat. Por plani parasheh vazhdim të mundshëm të garave në fillim të qershorit. […]