Samadrexha kampione te kadetet

Fitueset së bashku me trajnerët dhe zyrtarët e klubit fotografohen me kupën e fituar.

Samadrexha ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në grupmoshën e kadeteve. Në ndeshjen përcaktuese për titull të kampionit të luajtur të dielen në kryeqytet, Samadrexha fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 26:18. Më efikasja te Samadrexha ishte Arl. Maloku me 10 gola. Te Prishtina u dalluan D. Shala dhe E. Berisha me nga 5 gola. […]

Besa Famgas fiton kupën, triumfon në superfinale ndaj Prishtinës

Kapiteni ka kupën në dorë dhe po afrohet drejt bashkëlojtarëve të tij për të festuar fitoren.

Me një ndeshje shumë të fortë ka përfunduar edicioni 2019/20 në hendbollin kosovar. Besa Famgas ka kompletuar një edicion perfekt duke ia shtuar Kupën e Kosovës trofeut të kampionit që e kishte fituar më herët. Besa Famgas në finale të Kupës së Republikës së Kosovës (meshkujt) e mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë, 23:21. Finalja […]

Kupa shkon në Vushtrri

Lojtaret bashkë me trajnerin gëzohen për fitoren e tyre.

Vushtrria është fituese e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Vushtrria të dielen e mposhti në finale Istogun me rezultat 22:17. Finalja ishte interesante e cilësore, ndërsa të dy skuadrat kanë luftuar deri në fund pa kursyer asgjë. Por ishin vushtrriaset që shfaqën më shumë dhe fituan finalen e madhe. […]