Trepça fiton dhe del në vend të parë, pikët edhe për Kastriotin e Prishtinën

Trepça nuk ka lejuar befasi në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Të shtunën mbrëma, “xehetarët” fituan 37:24 ndaj Llapit, në kuadër të javës së pestë të Superligës së hendbollistëve. Për Trepçën ishte fitorja e pestë rresht dhe tani udhëheq në tabelë me 10 pikë, dy më shumë se Besa Famgas e Prishtina. Besa Famgas nuk e […]

Vushtrria e humb ndeshjen e parë në Zvicër

KHF Vushtrria e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të shtunën mbrëma në Nottwil të Zvicrës, Vushtrria pësoi nga skuadra e njohur zvicerane, SPONO Eagles me rezultatin e lartë, 42:14. Përvoja, por edhe cilësia ishte në anën e skuadrës zvicerane që arriti te fitorja bindëse. Pas pjesës së parë […]

Istogu ndalet në raundin e dytë të Kupës Evropiane

KHF Istogu është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane në hendboll. Istogaset përballë e kishin skuadrën islandeze KA/Por, ndërsa të dy ndeshjet i kanë luajtur në palestrën e tyre. Ndeshja e parë, e luajtur të premten, ishte e barabartë por në fund islandezet fituan me rezultat 26:22. Ndërkohë ndeshja e dytë u luajt […]

Prishtina humb ndeshjen e parë nga Vardari

Hendbollistet e Prishtinës e kanë humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, Prishtina pësoi nga Vardari i Shkupit me rezultat 39:35. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:15 për shkupjanet. Në fillim të takimit vendaset kishin më shumë nga loja […]

Besa Famgas kërkon rezultat të favorshëm ndaj Borcit në Banjallukë

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është vendosur të shtunën në Banjallukë, pas udhëtimit të gjatë për në këtë qytet të Bosnjë-Hercegovinës.Të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Borik”, Besa Famgas përballet me Borcin e Banjallukës në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Është kjo hera e tretë që Besa e Borci […]