Fitore e vështirë e Vushtrrisë

Hendbollistet e Vushtrrisë e kanë fituar ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës. Vushtrria të dielën mbrëma e mposhti Kastriotin e Ferizajt me dy gola dallim, 33:31. Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, ndërsa përfundoi me 17:16 në të mirë të skuadrës vendase. Në pjesën e dytë është luajtur për secilin gol. […]