Deçani në gjysmëfinale te pionierët

Te Deçani po shpaguhet puna që po bëhet në vitet e fundit, ndërsa rezultatet e kësaj pune do të shihen edhe më shumë në vitet e ardhshme. Pionierët e Deçanit do të luajnë në gjysmëfinale të kampionatit të Kosovës. Në çerekfinale, të dielën në Podujevë, Deçani e mposhti Kastriotin me rezultat 26:21. 7:5 përfundoi pjesa […]

Liga e Pionierëve, Besa kalon Trepçën

Besa Famgas ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Pionierëve. Të dielën në çerekfinalen e luajtur në Podujevë, Besa e Pejës e mposhti Trepçën me rezultatin 31:10. Pas pjesës së parë pejanët kishin epërsi prej 12 golave, 20:8. Olsi Mulaj i shënoi 9 gola për Besën. Nga 6 i kishin Edonis Hajra e Amar Muqolli. […]

Llapi mposht Vëllaznimin, kalon në gjysmëfinale

Llapi është gjysmëfinalist në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në Podujevë, Llapi në çerekfinale e mposhti Vëllaznimin me rezultat 25:23. Të dy skuadrat kanë shfaqur aksione të mira dhe kanë dëshmuar se kanë hendbollistë me potencial për të ardhmen. Durim Talla i Llapit ishte i pandalshëm duke realizuar plot 14 gola. […]

Njomakët e Istogut kualifikohen në gjysmëfinale 

Istogu po shndërrohet në qendër të rëndësishme edhe sa i takon hendbollistëve. Suksesi i fundit dëshmon se në këtë qytezë po punohet edhe me hendbollistët e rinj. Të dielën, pionierët e Istogut janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së pionierëve. Në ndeshjen çerekfinale Istogu e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 24:23. Pas pjesës së parë […]