Fillon gara në Ligën e Parë

Këtë fundjavë fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll. Te hendbollistët është java e tetë. Istogu – Ulpiana (18:00) dhe Drita – Dukagjini (19:00) janë ndeshjet e së shtunës. Prizreni – Lepenci (16:00) dhe Samadrexha – Vjosa (17:00) janë ndeshjet që luhen të dielën. Ndërkohë hendbollistet e luajnë xhiron e dhjetë […]

Istogu – Vushtrria, derbi i javës te hendbollistet

Istogu – Vushtrria është derbi i xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 18:00 në palestrën e qytetit në Istog.Istogu udhëheq në tabelë me 20 pikë, dy më shumë se Vushtrria e vendit të dytë. Humbjen e vetme vushtrriaseve në vjeshtë ua shkaktoi pikërisht Istogu. […]

Kryendeshja në Prishtinë

Pas ndeshjeve të Superkupës, në fundjavë vazhdojnë garat kampionale në hendbollin kosovar. Në Superligën e hendbollistëve zhvillohet xhiroja e 17-të, e parafundit për pjesën e rregullt të kampionatit.Derbi zhvillohet në Prishtinë, të dielën nga ora 17:00. Takohen Prishtina e Rahoveci, dy skuadra me pretendime për këtë edicion. Prishtina do të synojë të kthehet te fitorja, […]