Fredrik von Troil, më i miri i Evropianit në Prishtinë

Është shpallur ekipi më i mirë “All Star” i Kampionatit Evropian U20 në Prishtinë.Lojtari më i mirë i Evropianit (MVP), u shpall Fredrik von Troil i Finlandës. Ai udhëhoqi Finlandën drejt vendit të tretë në Evropian.Lojtari më i mirë i mbrojtjes u shpall Sam Richard i Luksemburgut, ndërsa golashënuesi më i mirë ishte Sadik Emre […]

Përfundon Evropiani shembullor në Prishtinë, Sllovakia kampione

Ka përfunduar të dielën Kampionati Evropian U20 për hendbollistë i mbajtur për nëntë ditë në Prishtinë.Kampione u shpall Sllovakia, që në finale fitoi ndaj Letonisë me rezultat 31:25. Sllovakët kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes dhe kanë festuar në fund. Medaljen e bronztë e fitoi Finlanda.Të mbyllur Evropianin për hendbollistët deri në 20 vjet e shpallën […]

Përfundon Evropiani për Kosovën U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar paraqitjen në Kampionatin Evropian në Prishtinë.Në ndeshje për vendin e shtatë, të dielën, Kombëtarja jonë humbi nga Lituania me rezultat 38:32.Pjesa e parë u ka takuar plotësisht djemve tanë që krijuan epërsi deri në pesë gola (10:5). Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:15 për Kosovën. […]

Eshref Beqiri, delegat i EHF-së në Evropianin në Prishtinë

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, është delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në Kampionatin Evropian U20 në Prishtinë.Beqiri, që për shumë vjet ishte gjyqtar me thirrje të EHF-së, e kryen detyrën e delegatit në Evropian për të dytin vit rresht.FHK-ja pos me ekipin kombëtar U20 prezantohet edhe me çiftin e gjyqtarë […]

Genc e Getoar Bujupi drejtuan ndeshjen Estoni – Lituani

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Genc Bujupi e Getoar Bujupi, e kanë drejtuar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian U20 që po mbahet në Prishtinë.Të dielën pasdite, çifti Bujupi drejtoi takimin Estonia – Lituania. Estonia fitoi me rezultat 28:24.Genc e Getoar Bujupi janë vlerësuar për punën e bërë.Kjo dyshe gjyqtarësh është në proces […]

Kombëtarja U20 mposhtet nga Estonia

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar edhe një ndeshje në kuadër të Kampionatit Evropian në Prishtinë.Të premten djemtë tanë u përballën me Estoninë, por nuk ishin në ditën më të mirë. Përkundër angazhimit, pësuan me rezultat 28:18. Ndeshja ishte e vlefshme për plasman nga pozita e pestë deri në pozitën e tetë.Po […]