Hendbollistet e Kosovës debutojnë në Botëror

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës kanë debutuar të mërkurën në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.Është kjo paraqitje historike për gjithë sportin e Kosovës. Deri më tani asnjë kombëtare e sportisteve, në sportet ekipore, nuk është paraqitur në Botëror.Në kuadër të Grupit D, Kosova u përball me Brazilin dhe u mposht […]

Fitore e thellë e Kosovës U18 ndaj Bullgarisë

Kosova U18 ka shkëlqyer dhe ka fituar bindshëm ndaj Bullgarisë U18, 37:20, të martën në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore të Evropianit në Prishtinë.Me këtë fitore, Kosova U18 ka bërë hapin vendimtar drejt kualifikimit në gjysmëfinale.Shkëputja e Kosovës U18 nisi që në pjesën e parë, që përfundoi 15:11.Në pjesën e dytë loja […]

Hendbollistet e Kosovës në Kinë, nesër debutojnë në Botëror

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës kanë arritur të martën paradite në Chuzhou të Kinës. Udhëtimi ishte i gjatë, por vajzat tona janë të gatshme për debutim në Kampionatin Botëror.Është ky Botërori i dhjetë për hendbollistet e reja (U18), ndërsa Kosova është njëra prej katër debutueseve. Pos Kosovës debutojnë edhe Taipei Kinez, Grenlanda dhe Nigeria. […]

Kosova U18 pëson në ndeshjen interesante me Belgjikën

Të hënën ka nisur Kampionati Evropian U18 (B) për hendbollistë që mbahet në Prishtinë.Kombëtarja jonë e ka zhvilluar ndeshjen e tretë, përkatësisht të fundit të ditës.Kosova U18 u përball me Belgjikën, që është prej favoriteve të Evropianit.Ndeshja ishte shumë e fortë dhe e barabartë.Pjesa e parë përfundoi 15:14 për djemtë tanë. Në pjesën e dytë […]

Bëhet hapja zyrtare e Evropianit U18

Para ndeshjes mes Belgjikës dhe Kosovës, është bërë hapja zyrtare e Kampionatit Evropian U18 për hendbollistë që po mbahet në kryeqendrën tonë.Hapjen zyrtare e bënë nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi dhe përfaqësuesja e EHF-së, Leonor Mallozzi.Idrizi e Mallozzi u kanë dëshiruar suksese Kombëtareve pjesëmarrëse, duke uruar që përvoja në Prishtinë të jetë e vlefshme për […]

Nderohet personaliteti i Izet Gjinovcit

Para ndeshjes mes Belgjikës e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar personalitetin dhe kontributin kolosal të sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.Ai ndërroi jetë një javë më parë, ndërsa prej vitit 2002 ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së. Por kontributi i Gjinovcit për hendbollin […]

Çdo gjë gati për Evropianin U18, nesër ndeshjet e para

Federata e Hendbollit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kampionatin Evropian U18 (B) që mbahet në Prishtinë prej 12 deri më 18 gusht.Ndeshjet e Evropianit për hendbollistët e rinj do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.Ekipet kombëtare tashmë kanë arritur në Prishtinë, njëjtë si përgjegjësit dhe zyrtarët e […]