Superkupa në Rahovec, i kushtohet Izet Gjinovcit

Të shtunën zhvillohen ndeshjet për Superkupën e Kosovës në hendboll. Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. KH Rahoveci shfaqi interesim për të organizuar ndeshjet e Superkupës dhe Bordi të hënën konfirmoi “vreshtarët” si nikoqirë. Prej orës 15:30 zhvillohet ndeshja e hendbollisteve mes […]

Seminar shumë i suksesshëm për trajnerë, pjesëmarrje rekorde

Mbi 70 trajnerë të hendbollit morën pjesë në Seminarin Qendror që u zhvillua të shtunën e të dielën në Prishtinë. Seminarin e organizoi Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ligjërues ishte eksperti i njohur kroat, Nenad Shoshtariq. Ai ka përvojë të gjatë e shumë të suksesshme […]

Jupa udhëheq Cottbusin drejt fitores së madhe

LHC Cottbus ka debutuar me fitore në kategorinë e tretë të hendbollit gjerman. Të shtunën në kuadër të xhiros së parë, Cottbusi fitoi 33:30 në udhëtim ndaj skuadrës SG Eider Harde. Cottbusin drejt fitores e udhëhoqi pivoti dhe zëvendës/kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Kastriot Jupa. Hendbollisti ynë ishte më efikasi me nëntë gola. Pos golave […]

Shkëlqejnë hendbollistët tanë te Kreuzlingeni

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, ka udhëhequr Kreuzlingenin drejt fitores në xhiron e parë të Superligës së Zvicrës. Dedaj i realizoi tetë gola nga 11 tentime në fitoren 28:26 ndaj skuadrës St. Otmar St. Gallen. Gjashtë prej golave, Dedaj i shënoi nga 7 metërshi, ku ishte i pagabuar. Drenit Tahirukaj i kishte 4 […]