Llapi me fitore të rëndësishme ndaj Vjosës në Shtime

Llapi e ka fituar ndeshjen interesante ndaj Vjosës në Shtime.Të dielën mbrëma, llapjanët fituan 36:35 në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Pjesa e parë ishte e barabartë, por Llapi ishte shumicën e kohës në epërsi. Në pjesën e dytë epërsia e mysafirëve u rrit vazhdimisht.Në minutën […]
Eliminohet Ferizaj

Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll, Ferizaj, është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.Ferizaj të dielën u mposht 40:18 nga skuadra spanjolle Caja Rural Aula Valladolid. Edhe ndeshja e dytë u luajt në Valladolid të Spanjës.Të premten Valladolidi e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 39:12 dhe avancon në […]
Mirjeta Bytyqi po kthehet, gjashtë gola nga gjashtë tentime, shkëlqejnë edhe lojtaret tjera të Kosovës

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirjeta Bytyqi, po kthehet në formën më të mirë pas një pauze të gjatë.Bytyqi të shtunën u paraqit për skuadrën sllovene, Mlinotest Ajdovshçina, në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane.Skuadra sllovene humbi në Pragë nga Slavia Praga me rezultat 34:30. Bytyqi i shënoi gjashtë gola nga gjashtë tentime. […]
Rahoveci e fiton ndeshjen e fortë me Kastriotin në Ferizaj

Kastrioti e Rahoveci kanë zhvilluar një pjesë të dytë shumë të fortë të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Dhe në fund, dallimi i bërë në pjesën e parë ishte vendimtar.Rahoveci e fitoi me rezultat 39:35 derbin e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll.Vendasit vonë u futën seriozisht në lojë. […]