Selektori Shabani: Na mungoi fati, por nuk dorëzohemi

Selektori i Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, pranon se kundërshtari i raundit të dytë kualifikues për Kampionatin Botëror 2025 është i nivelit më të lartë.Por Shabani ka premtuar angazhim maksimal dhe përkushtim deri në fund në mënyrë që Kosova të prezantohet me dinjitet.Shorti i tërhequr të dielën në Vjenë ka përcaktuar që Kombëtarja jonë […]

Norvegjia e fiton titullin e dhjetë të Evropës

Norvegjia e ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në hendboll. Të dielën në finalen e zhvilluar në Vjenë, norvegjezet fituan 31:23 ndaj Danimarkës. Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë. Rezultati pas 30 minutave ishte 13:12 në të mirë të Norvegjisë. Por pjesa e dytë u takoi plotësisht norvegjezeve që krijuan epërsi bindëse. Norvegjia […]

Besa mposht Llapin dhe kthehet në pozitën e dytë

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Llapin me rezultat bindës, 48:21. Agon Bajqinovci i shënoi 10 gola për Besa Famgasin, ndërsa nga nëntë i kishin Ilir Istrefaj […]

Short shumë i vështirë për Kombëtaren tonë, përballemi me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të përballet me Suedinë në fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025 për hendbolliste. Kështu është caktuar me shortin e tërhequr sot në Vjenë. Kombëtares sonë sërish i mungoi fati në short. Suedia është prej Kombëtareve më të forta në Evropë, ndërsa ishte e para në vazon e […]

Rezultate të pritura në ndeshjet e së shtunës

Nuk ka pasur befasi të shtunën kur u luajtën tri ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kampioni në fuqi dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci, fitoi 51:28 ndaj Vjosës së Shtimes. 11 lojtarë të Rahovecit realizuan gola, kurse më efikasët ishin Alban Haziri e Granit Kadiri me […]

Saraçini e Arifi në Konferencën e Presidentëve

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Muhamet Arifi, morën pjesë të shtunën në punimet e Konferencës së Presidentëve të Federatës Evropiane të Hendbollit. Në konferencën e presidentëve të federatave nacionale anëtare të EHF-së, u diskutuan çështje me rëndësi për hendbollin evropian. Po […]

Danimarkë – Norvegji, finalja e madhe e Evropianit

Të premten mbrëma në Vjenë, në praninë e 8000 shikuesve, janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të hendbollisteve. Fillimisht Norvegjia fitoi bindshëm, 30:22, ndaj Hungarisë. Henny Ella Reistad i shënoi shtatë gola për Norvegjinë. Katrin Klujber ishte më efikasja te Hungaria me pesë gola. Dukshëm më interesante ishte gjysmëfinalja e dytë mes Francës dhe […]

EHF-ja ia beson federatës sonë një tjetër ngjarje të rëndësishme

EHF-ja ia beson federatës sonë një tjetër ngjarje të rëndësishme Pas organizimit shembullor në Prishtinë të dy Evropianëve për hendbollistë të rinj gjatë këtij viti, Federata e Hendbollit e Kosovës e ka fituar të drejtën e organizimit të një tjetër ngjarjeje të rëndësishme kontinentale. Të premten Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit vendosi që […]

Java e 13-të, skuadrat vendase favorite të mëdha

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Tri ndeshje janë të shtunën e një të dielën, ndërsa e veçanta e xhiros është që të gjitha skuadrat vendase llogariten favorite. Të shtunën nga ora 16:00 takohen Prishtina e Trepça. Prishtina është e katërta me 12 […]