Kastrioti fiton në kryeqytet

Kastrioti ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet. Ndeshja e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll e zhvilluar të hënën mbrëma përfundoi me rezultat 42:31 për ferizajasit. Kastrioti nisi shkëputjen pas minutës së 20-të, derisa në pjesën e dytë mbajti epërsi bindëse. Me 15 gola të shënuar më efikasi te Kastrioti ishte Deniz Terziqi. […]