Portierja Aurora Kryeziu bën hap të rëndësishëm, transferohet te Mainzi

Portierja e parë e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Aurora Kryeziu, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë.20-vjeçarja prej edicionit të ardhshëm do të jetë pjesë e klubit të njohur gjerman, Mainz. Mainzi aktualisht garon në Bundesliga 2, ndërsa është prej skuadrave të pjesës së epërme të tabelës. Kryeziu deri më tani ishte te TSG […]
Shpallet lista e Kosovës U18 për IHF Trophy Intercontinental

Kryetrajneri Fatmir Muhaxheri ka shpallur të martën listën e lojtarëve të Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll që do të paraqitet në IHF Trophy Intercontinental. Muhaxheri është bazuar në grupin e lojtarëve që tashmë janë paraqitur në këtë grupmoshë dhe kanë triumfuar në IHF Trophy për Zonën Evropiane. Kampionati IHF Trophy Intercontinental mbahet në Prishtinë […]
Istogu fiton derbin në Samadrexhë, shkëputet në krye

Kampioni në fuqi, Istogu, është shkëputur në tabelën e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të martën mbrëma Istogu e fitoi derbin e xhiros së 11-të ndaj Samadrexhës. Ndeshja në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë përfundoi me fitoren 32:30 të istogaseve. Ndeshja ishte e fortë, ndërsa u zhvillua para rreth 500 shikuesve, […]