Mblidhet Kombëtarja A, optimizëm para ndeshjes vendimtare me Ukrainën

Me mendje te ndeshja e së enjtes me Ukrainën, ka nisur të dielën grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll. Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi në stërvitjen e mbrëmjes ishin shumica e lojtarëve, ndërsa grupi pritet të kompletohet të hënën. Stërvitja nuk ishte me ngarkesë të madhe për shkak të angazhimit të të […]

Grumbullohet Kombëtarja U18, djemtë tanë shumë të motivuar për punë

Të dielën në Prishtinë është grumbulluar Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll. Menjëherë në mbrëmje djemtë tanë kanë zhvilluar stërvitjen e parë nën urdhrat e kryetrajnerit Fatmir Muhaxheri dhe trajnerit Benon Brahushi. Ekipi është i kompletuar, ndërsa hendbollistët janë të motivuar maksimalisht për ta shfrytëzuar sa më mirë periudhën përgatitore deri te ndeshja e parë […]

Fitorja e parë në Superligë për Terezën

Tereza e ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq, Tereza e mposhti Besën e Pejës me rezultat 37:34. Ndeshja ishte interesante dhe e hapur deri në aksionet e fundit. Por më mirë ndeshjen e mbyllën vendaset, për dy pikë të rëndësishme. Në minutën […]

Fitoret e radhës për skuadrat e kreut

Rahoveci e Kastrioti nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll, të zhvilluara të shtunën mbrëma. Rahoveci luajti në shtëpi, ndërsa fitoi ndaj Llapit me rezultat 43:22. Rahoveci i ka 20 fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me 40 pikë. Llapi është i gjashti me 9 pikë. […]

Istogu mposht Vushtrrinë, Samadrexha fiton ndaj Kastriotit

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën mbrëma në Banjë, në kuadër të xhiros së 12-të, Istogu e mposhti Vushtrrinë me dhjetë gola dallim, 40:30. Lana Paviçeviq e Nihed Limem i shënuan nga nëntë gola për istogaset. Gjashtë i kishte Suzana Ujkiq. Te Vushtrria nga […]

Shqiponja e fiton turneun tradicional

Shqiponja e Gjakovës e ka fituar turneun që tradicionalisht mbahet për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në finale, të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Shqiponja e mposhti Ferizajn me rezultat 40:36. Alma Nivokazi e udhëhoqi Shqiponjën duke i shënuar 17 gola. Orgesa Gola i kishte tetë. Te Ferizaj. Elsa Kongjeli […]

Të dielën grumbullohen Kombëtarja A dhe Kombëtarja U18

Të dielën (nesër) në Prishtinë bëhet grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll. Në të njëjtën ditë grumbullohen edhe hendbollistët e Kosovës U18. Të dy ekipet tona kombëtare kanë sfida shumë të rëndësishme para vetes. Kombëtarja A luan dy ndeshje me Ukrainën, që u takojnë kualifikimeve për Euro 2026. Ndeshja e parë është të […]

EHF-ja shkruan për përqindjen e lartë të hendbollisteve dhe gjyqtareve në vendin tonë

Për të shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka publikuar një seri shkrimesh për përfshirjen e vajzave dhe grave në sportin e hendbollit. Pjesë e këtyre shkrimeve është edhe Federata e Hendbollit e Kosovës. Federata jonë është në top-dhjetëshe sa i përket numrit të hendbollisteve në krahasim me hendbollistët. […]

U luajtën gjysmëfinalet e turneut tradicional “Shqiponja 2000”

Të premten në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të turneut tradicional “Shqiponja 2000”. Ky turne zhvillohet për të festuar 8 Marsin, ditën e gruas. Organizohet nga klubi gjakovar Shqiponja, me përkrahje të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Në edicionin e këtij viti po marrin pjesë Shqiponja, Ferizaj, Nikshiqi i Malit të […]