Xhiroja e 13-të këtë fundjavë, sot tri ndeshje

Në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave vazhdon gara kampionale. Këtë fundjavë është xhiroja e 13-të. Të shtunën (sot) në program janë tri ndeshje. Lideri i klasifikimit, Istogu, luan në Ferizaj ndaj Kastriotit. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00. Sot janë edhe ndeshjet Samadrexha – Prishtina (20:00) dhe Besa – Ferizaj (14:00). […]
Fitore me dy gola dallim e Ferizajt ndaj Shqiponjës

Ferizaj e Shqiponja e kanë zhvilluar të premten ndeshjen e mbetur të xhiros së 12-të të Superligës së hendbollisteve. Ferizaj fitoi në fund me dy gola dallim, 37:35. Vendaset ishin vazhdimisht në epërsi, por gjakovaret mbetën në lojë deri në fund. Në minutën e 55-të, Shqiponja u afrua në një gol, por Ferizaj megjithatë mbajti […]
Kosova U18 ka shënuar fitore bindëse ndaj Kaledonisë së Re në ndeshjen e fundit në Grupin B të IHF Trophy Intercontinental

Me këtë fitore, Kombëtarja jonë siguroi vendin e parë në grup. Kosova U18 fitoi me rezultat 36:15, në një ndeshje që nuk ishte e barabartë. Djemtë tanë, ashtu si pritej, kanë dominuar nga fillimi e deri në fund. Granit Kadiri ishte më efikasi me 14 gola. Nesër në gjysmëfinale, Kombëtarja jonë luan me SHBA-në. Në […]
Fitore e madhe e Kosovës U18 ndaj Nigerisë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore të madhe paraqitjen në IHF Trophy Intercontinental. Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova U18 fitoi ndaj Nigerisë me rezultat 30:27. Ndeshja ishte e fortë e dramatike, por edhe me shumë gabime në pjesën e dytë. Pas pjesës së […]
Fitore shumë e rëndësishme e Kombëtares sonë ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka mbetur fuqishëm në garë për kualifikim në Euro 2026. Të enjten mbrëma në Prishtinë, në praninë e afro 2000 shikuesve, Kombëtarja jonë fitoi 31:30 ndaj Ukrainës.Me fitore, Kosova doli në vendin e tretë në Grupin 6 me tri pikë, sa i kanë edhe Ishujt Faroe në vendin e […]
Dafina Mustafa transferohet te skuadra e njohur zvicerane

Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Dafina Mustafa, ka bërë lëvizje të rëndësishme në karrierë. 21-vjeçarja pas përfundimit të këtij edicioni do të transferohet nga Kreuzlingeni te skuadra më e madhe zvicerane, Yellow Winterthur. Mustafa është zhvilluar te LC Bruhl, ndërsa në verën e kaluar iu bashkua Kreuzlingenit në Superligën e Zvicrës. Winterthuri aktualisht është në […]
Kombëtares së Kosovës i duhet përkrahja në ndeshjen me Ukrainën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme me Ukrainën. Ndeshja Kosovë – Ukrainë zhvillohet të enjten (nesër) nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Është ndeshje e xhiros së tretë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2026”. Synimi i Kombëtares sonë është i qartë […]
Hapet zyrtarisht kampionati “IHF Trophy Intercontinental”

Të mërkurën paradite është bërë hapja zyrtare e kampionatit IHF Trophy Intercontinental. Kjo ngjarje, që është kualifikuese për Kampionat Botëror, po mbahet në Prishtinë. Garojnë gjashtë kombëtare në grupmoshën U18 dhe gjashtë të tjera në grupmoshën U20. Prezantohen të gjitha kontinentet. Kampionatin e shpalli të hapur Edin Kolgeci, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës. […]
EHF-ja konfirmon ngritjen, Kosova në vazon e tretë në shortin e kualifikimeve për Euro 2026

Më 20 mars në Cluj-Napoca të Rumanisë tërhiqet shorti i kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Evropian të vitit 2026 për hendbolliste. Përmes kualifikimeve caktohen 16 kombëtare që do të paraqiten në Evropianin që mbahet Poloni, Rumani, Çeki, Sllovaki dhe Turqi. Në Evropian pos nikoqireve direkt kualifikohen edhe Norvegjia, Danimarka dhe Hungaria, që ishin tri kombëtaret […]
Çdo gjë gati për dy ngjarjet e rëndësishme

Të martën në mesditë në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është mbajtur konferencë për media, në të cilën presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm, Muhamet Arifi kanë njoftuar gazetarët për dy ngjarjet e rëndësishme të kësaj jave. Prej të mërkurës deri të dielën në Prishtinë mbahet IHF Trophy Intercontinental për […]