Samadrexha, gjysmëfinalistja e parë

Samadrexha është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të mërkurën në çerekfinalen e parë, Samadrexha mposhti Terezën në Obiliq me rezultat 34:20. Nëntë lojtare të Samadrexhës u shënuan në listën e realizatoreve, kurse më efikasja ishte Jennifer Toledo Abreu. Ajo e mbylli ndeshjen me 11 gola. […]
Caktohen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshja e parë ishte ajo mes Prishtinës e Besa Famgasit, ndërsa në gjysmëfinale avancoi skuadra pejane. Besa fitoi me rezultat 51:37. Amar Muqolli udhëhoqi Besa Famgasin me plot 14 gola. 10 i shënoi Balsha Çejoviq. Te Prishtina […]