Trepça mposht Llapin dhe e kalon në tabelë

Trepça e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në “Minatori”, Trepça e mposhti Llapin me rezultat 34:29. Ndeshja ishte me rivalitet dhe me duele të forta. Vendasit ishin shumicën e kohës në epërsi, por llapjanët nuk janë dorëzuar. Ndeshja nisi me seri 5:0 […]
Samadrexha e fiton derbin në Vushtrri

Samadrexha e ka fituar me vetëm një gol dallim derbin lokal me Vushtrrinë. Të martën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, Samadrexha fitoi me rezultat 25:24. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Samadrexhaset shpejt krijuan epërsi prej 3-4 golash, që e mbajtën deri […]
Shpallet lista e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet me Suedinë

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, ka shpallur të hënën listën e hendbollisteve në të cilat llogarit për dy ndeshjet me Suedinë. Ndeshjet me Suedinë i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025. Ndeshja e parë është më 10 prill në Karlskrona të Suedisë, ndërsa e kthimit më 13 prill në Prishtinë. […]
Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen çerekfinale në Ligën e Evropës

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Arsim Vitaku e Erdoan Vitaku, kanë drejtuar të shtunën ndeshje të rëndësishme në kuadër të garave evropiane. Çifti Vitaku ishte i deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) për ta drejtuar ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës Evropiane (EHF European League) mes skuadrës gjermane HSG Bensheim/Auerbach Flames dhe […]
Superndeshje në Ferizaj, feston Kastrioti

Superndeshje kanë zhvilluar Kastrioti e Besa Famgas të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në një atmosferë të bukur sportive. Kastrioti e fitoi derbin e xhiros me rezultat 40:37. Ndeshja ishte e barabartë dhe me fund dramatik. Hendbollistët ferizajas kanë shfrytëzuar përvojën për ta mbyllur ndeshjen në të mirë të tyre. Ndërkohë ekipit […]
Ferizaj fiton me dy gola dallim ndaj rivalit lokal

Të shtunën janë luajtur tri ndeshje të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në palestrën “Bill Clinton”, skuadra e Ferizajt e mposhti rivalin lokal, Kastriotin, me rezultat 28:26. Aloja Luljeta Sopjani i shënoi tetë gola për Ferizajn, derisa nga katër i shtuan Aida Stagova e Lorena Matarova. Tetë […]
Fitorja e 24-t për “vreshtarët”

Rahoveci e ka shënuar fitoren e 24-t rresht në edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në hendboll. Në ndeshjen hapëse të xhiros së 24-t, të premten në Rahovec, “vreshtarët” fituan 55:34 ndaj Prishtinës. Prej 12 lojtarëve të Rahovecit që shënuan gola, më efikasi ishte Granit Kadiri me nëntë. Shtatë i realizoi Adonit Isufi. Te Prishtina […]