Ndërroi jetë Zeki Loxha, ish-kryetar i KH Trepça

Ka ndërruar jetë Zeki Loxha, ish-kryetar i klubit të hendbollit Trepça.I ndjeri e drejtoi klubin mitrovicas në periudhën më të lavdishme të tij, kur “xehetarët” u inkuadruan në ligën e parë federative dhe luajtën në atë ligë.Loxha ishte kryetar i klubit mitrovicas nga viti 1979 e deri në vitin 1981.Zeki Loxha ka mbajtur pozita të […]
Shumë dekada në hendboll, Istref Sadriu tërhiqet në fund të edicionit

Gjatë Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll, që në fundjavë u mbajt në Ferizaj, Federata e Hendbollit e Kosovës ka nderuar me plaketë falënderimi Istref Sadriun, që ka dhënë kontribut për gati pesë dekada në hendbollin e Kosovës. Plaketën, Sadriut ia dorëzoi Muhamet Arifi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. […]
Më të mirët e më të mirëve në superturneun e Kupës

Të gjithë finalistët e Kupës së Kosovës në hendboll shkëlqyen të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Por ishin disa që megjithatë u dalluan më shumë. Portieri nga Tunizia, Wadi Chebbi, shfaqi formë të lartë për Kastriotin në gjysmëfinale dhe në finale. Chebbi në fund u shpall lojtari më i vlefshëm (MVP) i […]
Spektakël për të mbajtur mend në Ferizaj, Kastrioti e fiton Kupën e Kosovës

Spektakël i vërtetë ishte finalja e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Pas një dueli shumë të fortë, Kupën e Kosovës e fitoi Kastrioti i Ferizajt. Në praninë e 3000 shikuesve, Kastrioti në finale e mposhti Besa Famgasin me rezultat 29:24. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa shkëputja e […]
Istogu e fiton Kupën e Kosovës për herë të gjashtë

Istogu është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në finale, të dielën pasdite në palestrën “Bill Clinton”, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 32:28. Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të gjashtë. E fitoi fillimisht në vitin 2018 e më pas edhe në vitet 2019, 2021, 2022 […]
Kastrioti në finale, fiton superndeshjen me Rahovecin

Kastrioti është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në hendboll. Në një ndeshje të shkëlqyer, spektakël hendbolli, Kastrioti mposhti Rahovecin me rezultat 27:24. Ndeshjen e së shtunës mbrëma në “Bill Clinton” e përcollën rreth 2500 shikues që krijuan atmosferë për mbamendje. Ndeshja ishte shumë e fortë nga fillimi e deri në fund. Kishte duele […]
Ferizaj në finale të Kupës së Kosovës

Hendbollistet e Ferizajt kanë dominuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Samadrexhës për të bërë vend në finale të Kupës së Kosovës. Të shtunën në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj mposhti Samadrexhën me rezultat 31:29. Pjesa e parë u dominua nga Samadrexha, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte i barabartë. Në të dytën ferizajaset […]
Besa Famgas në finale

Besa Famgas është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Besa në gjysmëfinale e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:24. Jon Vokshi i shënoi 15 gola për ekipin pejan. Shtatë i kishte Olsi Mulaj e gjashtë Amar Muqolli. Te Vushtrria u dallua […]
Dramë në gjysmëfinalen e parë, Istogu në finale

Shumë interesante ishte ndeshja e parë në Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll. Në gjysmëfinalen e parë në konkurrencë të femrave, Istogu fitoi 31:30 ndaj Vushtrrisë. Ndeshja ishte e fortë, interesante dhe u vendos vetëm në aksionin e fundit. Vushtrriaset e kishin aksionin e fundit e më pas edhe gjuajtjen e fundit, por […]
Çdo gjë gati për Final 4 të Kupës, premtohet spektakël

Të premten në Federatën e Hendbollit të Kosovës është mbajtur konferencë për shtyp lidhur me Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll. Në konferencë folën presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, dhe kryetari i KH Kastriotit, Fisnik Jashari. Kolgeci ka treguar se çdo gjë është gati për turneun final të Kupës, […]