Gjysmëfinale interesante te hendbollistet

Me dy ndeshjet e së enjtes fillon plejofi në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Në program janë gjysmëfinalet e para. Nga ora 16:00 në palestrën “Bill Clinton” takohen Ferizaj e Samadrexha. Këto dy skuadra u përballën në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa ferizajaset shënuan fitore pas dominimit në pjesën e dytë.Ferizaj synon tjetër […]

Gjysmëfinalja e plejofit, përsëritje e superfinales së Kupës

Pasi u përballën në finalen dramatike të Kupës së Kosovës, Kastrioti e Besa Famgasi do të përballen sërish të enjten (nesër) në gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton”. Të dielën arena në Ferizaj ishte e stërmbushur me 3000 shikues […]

Qerimi shpall listën për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Holandën

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, ka shpallur të mërkurën listën e hendbollistëve të ftuar për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Holandën. Për herë të parë në ekipin e zgjeruar është ftuar Amar Muqolli, ndërsa kthehet Olsi Mulaj. Bëhet fjalë për dy hendbollistët e talentuar të Besa Famgas që shkëlqyen me Kosovën U18. Kthehet edhe Arbios […]

Fillon plejofi, Rahoveci e synon të mërkurën hapin e parë drejt finales

Pas një turneu shumë të mirë të Kupës së Kosovës në hendboll, gara vazhdon në kampionatin e Kosovës. Në mesjavë janë ndeshjet e para të gjysmëfinales së plejofit. Të mërkurën prej orës 20:00 është takimi Rahoveci – Prishtina, që zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma”. Rahoveci e ka përfunduar stinorin e rregullt në pozitën e parë. […]