Nis grumbullimi i Kombëtareve U20 e U18

Të hënën ka nisur grumbullimi i ekipeve kombëtare U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll. Hendbollistët e dy kombëtareve tona në mbrëmje kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët, ndërsa prej të martës do të kenë stërvitje të ndara. Atmosfera në fillim të grumbullimit është e mirë, ndërsa lojtarët dhe shtabet teknike janë të vetëdijshëm për […]
Nesër hapet miniafati kalimtar

Të mërkurën (nesër) hapet afati kalimtar i dimrit në hendbollin kosovar. Afati kalimtar i janarit është i hapur deri më 15 janar, sipas vendimit të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Pritet të ketë lëvizje, sidomos nga skuadrat që synojnë trofetë në hendbollin kosovar.
Firmoset marrëveshja e rëndësishme e bashkëpunimit me Federatën zvicerane

Pjesëmarrja e Kombëtares së Kosovës në turneun prestigjioz “Yellow Cup” është bërë në kuadër të partneritetit tashmë shembullor mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës së Hendbollit të Zvicrës.Për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin, të shtunën në Winterthur të Zvicrës është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit mes Federatës sonë dhe federatës zvicerane të hendbollit.Marrëveshja […]
Kosova përfundon paraqitjen në “Yellow Cup”

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e ka përfunduar paraqitjen në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” që prej të premtes deri të dielën u mbajt në Winterthur të Zvicrës. Të dielën Kombëtarja jonë luajti ndeshje të fortë e të barabartë me Italinë. Megjithatë në fund humbi me rezultat 28:25. Loja e Kombëtares sonë ishte dukshëm më […]
Kosova mposhtet nga Zvicra në “Yellow Cup”

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës. Të shtunën mbrëma, Kombëtarja jonë humbi nga Zvicra me rezultat 34:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10 për zviceranët. Sërish të përzgjedhurit e Bujar Qerimit kanë pasur telashe për të shfaqur lojën […]
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë në “Yellow Cup”

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të premten mbrëma ndeshjen e parë në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup”. Në Winterthur të Zvicrës, Kombëtarja jonë u përball me Holandën dhe pësoi me rezultat 36:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:9 për holandezët, që po përgatiten për paraqitje në Kampionat Botëror. Vetëm në momente të […]
Kosova luan ndaj Holandës në ditën e parë të “Yellow Cup”

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë udhëtuar të enjten për në Winterthur të Zvicrës, ku do të paraqiten në turneun tradicional, “Yellow Cup”. Është ky edicioni i 51-të i këtij turneu ku paraqiten Zvicra, Kosova, Italia e Holanda. Të tri kundërshtaret e Kosovës luajnë në Botëror. Të enjten mbrëma Kombëtarja jonë zhvilloi stërvitje, ndërsa të […]
Shpallet lista e Kosovës U18 dhe e Kosovës U20

Kombëtaret U18 dhe U20 të Kosovës në hendboll do të kena sfida të rëndësishme në mesin e janarit.2 kombëtaret tona të hendbollistëve do të paraqiten në IHF Trophy për zonën evropiane, që prej 13 deri më 19 janar mbahet në Prishtinë.Dy Kombëtaret tona mblidhen më 6 janar në Prishtinë, ndërsa shtabi teknik të martën ka […]
11 ekipe kombëtare në IHF Trophy në Prishtinë

Federata e Hendbollit e Kosovës është në vlugun e përgatitjeve për një tjetër ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Falë bashkëpunimit shembullor me Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), prej 13 deri më 19 janar në Prishtinë mbahet IHF Trophy për Zonën Evropiane. Ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ngjarja, që është […]
Urimi i presidentit Saraçini: Edhe më shumë suksese në vitin 2025

Familja jonë e hendbollit po e përmbyll një vit shumë të suksesshëm. Jemi paraqitur me sukses në Kampionatin Botëror me vajzat e Kombëtares U18, kemi organizuar dy Kampionate Evropiane për të rinj, duke triumfuar në njërin prej tyre. Me Kombëtaren A të hendbollistëve kemi avancuar sërish në fazën e kualifikimeve të rregullta për Kampionat Evropian, […]