Shpallet lista e Kosovës për “Yellow Cup”, mungojnë Jupa e Ninaj

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve në fillim të vitit 2025 do të paraqitet në turneun prestigjioz “Yellow Cup” që mbahet në Winterthur të Zvicrës. Kombëtarja jonë i zhvillon tri ndeshje, ndërsa për kundërshtarë ka ekipe kombëtare që më vonë në janar paraqiten në Kampionatin Botëror. Të premten, më 3 janar prej […]

KHF Istogu shënon 20-vjetorin e themelimit

Klubi i hendbollit Istogu e ka shënuar të shtunën 20-vjetorin e themelimit. Istogu është kampion në fuqi i Kosovës në konkurrencë të femrave, ndërsa për mbi një dekadë është prej klubeve më të mira dhe më stabile në vendin tonë. Istogu ka katër tituj të kampionit të Kosovës, pesë Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa. […]

Mbahet seminari për gjyqtarë të rinj

Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës po e mbajnë seminarin për gjyqtarë të rinj.Interesimi është i madh, ndërsa gjyqtarët e rinj po marrin informatat bazike të punës fisnike të gjyqtarit sportiv.Në seminar po ligjërojnë delegati i EHF-së, Fahredin Hashani dhe gjyqtari me thirrje të EHF-së, Sherif […]

Më 30 janar Kuvendi i Federatës së Hendbollit të Kosovës

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit. Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi e kishte mbledhjen e radhës të enjten dhe mori vendime të rëndësishme.U vendos që Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mbahen më 30 janar.Po ashtu […]

Egzon Gjuka e Salemateu Camara, më të mirët e vitit 2024

Federata e Hendbollit e Kosovës të enjten mbrëma i ka shpallur më të mirët e vitit 2024.Ceremonia “Laureatët 2024” është mbajtur në Hotel International Prishtina.Ceremoninë me praninë e tij e madhështoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pos tij prezent ishin edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, […]

Ndërroi jetë Rexhep Haxhimusa, kontribues i madh i hendbollit ferizajas

Ka ndërruar jetë Rexhep Haxhimusa, që ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e hendbollit ferizajas dhe hendbollit kosovar në përgjithësi.Haxhimusa ishte kryetar i Gjykatës Supreme, ndërsa ka mbajtur edhe shumë pozita tjera të rëndësishme. Por ishte i përfshirë edhe në hendboll.Në vitet tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Haxhimusa ishte kryetar i klubit të famshëm […]

Besa Famgas, kampione te kadetët

Skuadra pejane, Besa Famgas, është kampione në Ligën e Kadetëve të Kosovës në hendboll.Besa e mbylli kampionatin me 13 fitore e një humbje. Me 26 pikë u rendit e para.Besa Famgas zhvilloi garë të fortë me Vushtrrinë, ndërsa ndeshja vendimtare u zhvillua të enjten mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.Skuadra pejane megjithatë […]

Përfundon stinori vjeshtor, Rahoveci dimëron në vendin e parë

Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi. Kampioni dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci, fitoi 43:33 ndaj Llapit në Podujevë. Arbios Mushkolaj i kishte 11 gola, ndërsa Mali Luzha dhjetë te “vreshtarët”. Nga dhjetë gola për […]

Fillim i suksesshëm i projektit “Hendbolli na bashkon”, hapi tjetër në “Yellow Cup”

Projekti i përbashkët i Federatës së Hendbollit të Zvicrës dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës, “Handball verbindet uns – Hendbolli na bashkon”, ka pasur nismë shumë të suksesshme.Federata zvicerane gjatë nëntorit mbajti stërvitje të hapura me fëmijë në Luzern, St. Gallen dhe Aarau, si pjesë e kësaj iniciative. Synimi i projektit “Hendbolli na bashkon” është […]

Prishtina e mbyll vitin me fitore

Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Është kjo xhiroja e fundit për këtë vit. Skuadra prishtinase të mërkurën mbrëma fitoi në Shtime ndaj Vjosës me rezultat 40:34. Oltion Beshiri ishte më efikasi te Prishtina me 14 gola. Gjashtë i kishte […]