Në fundjavë xhiroja e 11-të, derbi më vonë

Prej të shtunës deri të hënën zhvillohet nga një ndeshje e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Por derbi i xhiros, Rahoveci – Kastrioti, do të luhet më vonë. Rahoveci ka udhëtuar për në Rumani për të luajtur ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane me […]

Rahoveci e luan të shtunën ndeshjen e kthimit me skuadrën rumune

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, Rahoveci, e luan të shtunën ndeshjen e kthimit me skuadrën e madhe rumune, Minaur Baia Mare.Ndeshja e dytë e raundit të tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) zhvillohet në Baia Mare nga ora 15:00.Ndeshja e parë është zhvilluar të shtunën e kaluar në Rahovec. Në […]

Ndërroi jetë Nebahate Brahaj – Gashi, lojtare e dalluar e Vjosës

Ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare lojtarja e dalluar e Vjosës së Shtimes, Nebahate Brahaj – Gashi. Ajo në moshë të re bëri vend në ekipin e të rriturave duke u shquar me talentin që kishte. Luajti në pozitën e pivotes. U largua herët nga hendbolli, në vitin 2002, por arriti suksese kulmore gjatë viteve […]

Avancojnë Besa Famgas, Rahoveci dhe Llapi

Besa Famgas nuk ka hasur në telashe për të kaluar në raundin e dytë të Kupës së Kosovës në hendboll. Të mërkurën në Pejë, Besa fitoi ndaj Deçanit me rezultat 46:13. Besa ua dha rastin lojtarëve të rinj, ndërsa Ilir Istrefaj shfrytëzoi mundësinë duke shënuar 19 gola. Bilall Mazrekaj ishte më efikasi te Deçani me […]

Istogu e Vushtrria fitojnë ndeshjet e mbetura, Samadrexha avancon në Kupë

Kampioni në fuqi, Istogu, e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të mërkurën mbrëma në Banjë, Istogu fitoi ndaj skuadrës nga Obiliqi, Tereza, me rezultat 40:25. Lana Paviçeviq i shënoi 12 gola për Istogun. Tetë i kishte Arlinda Dinarica. Kaltrina Paci u […]

Të enjten fillon Kampionati Evropian i hendbollisteve

Të enjten (nesër) fillon Kampionati Evropian i hendbollisteve. Evropiani mbahet deri më 15 dhjetor, ndërsa zhvillohet në Austri, Hungari dhe Zvicër. Ky është Evropiani i parë me 24 ekipe kombëtare. Norvegjia e mbron titullin e kampionit. Pritet garë e fortë e shumë interesante për titullin e Evropës. Në Grupin A janë Suedia, Hungaria, Maqedonia e […]

Prizreni, kampion vjeshtor në Ligën e Parë

Ndonëse kanë mbetur edhe disa ndeshje për t’u zhvilluar, Prizreni do të dimërojë në pozitën e parë të tabelës së Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Skuadra me traditë ka treguar formën më të mirë në vjeshtë. Në shtatë ndeshje ka mbledhur 13 pikë. Ka gjashtë fitore e një barazim.Në kuadër […]

Vjosa merr pikët në Vushtrri

Vjosa shënoi fitore të rëndësishme të dielën në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Skuadra nga Shtimja fitoi në Vushtrri ndaj skuadrës vushtrriase me rezultat 34:28.Festim Mustafa udhëhoqi Vjosën me plot 12 gola. Nëntë i kishte Erblin Qerimi, ndërsa katër i realizoi Endrit Tafarshiku.Erkan Abazxhiku i kishte […]

Shqiponja e Samadrexha e përfundojnë stinorin me fitore

Shqiponja dhe Samadrexha e kanë përfunduar me fitore stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të dielën Shqiponja arriti fitore të madhe ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 35:31. Skuadra gjakovare ishte vazhdimisht në epërsi, por jo me shumë gola. Kështu ndeshja ishte e fortë thuajse deri në fund.Alma Nivokazi u […]

Kastrioti fiton derbin me Besa Famgasin

Kastrioti e Besa Famgasi luajtën ndeshje të fortë të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti e fitoi 28:24 derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Skuadra vendase ishte thuajse gjithë kohën në epërsi, por pa u shkëputur shumë. Dhe kështu loja ishte e hapur. Deniz Terziqi i realizoi […]