Pas shkëlqimit te Kosova, Marigona Hajdari shkëlqen edhe në Danimarkë

Marigona Hajdari ka shkëlqyer te Kosova në ndeshjet me Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Ka organizuar lojën në mënyrë shembullore, ndërsa ka ruajtur qetësinë në momentet vendimtare.Formën e mirë që kishte në Kombëtare, Marigona Hajdari e ka vazhduar te skuadra e elitës daneze, Silkeborg- Voel.Të enjten mbrëma Silkeborgu fitoi 36:34 ndaj Viborgut për kualifikim në gjysmëfinale të […]

Rahoveci fiton derbin, vazhdon me bilanc maksimal

Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Besa Famgasit me rezultat 35:30.“Vreshtarët” ishin në epërsi që nga fillimi. Në pjesën e parë epërsia e vendasve shkoi deri në katër gola, por pejanët u afruan […]

Kosova fillon fazën e dytë kualifikuese për Euro 2026, Qerimi shpall listën

Javën e ardhshme Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve e fillon garimin në fazën e dytë kualifikuese, përkatësisht në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2026.Kombëtarja jonë është në grupin e gjashtë së bashku me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën. Grupi është sfidues, por Kombëtarja jonë e kërkon kualifikimin historik […]

Pikë të reja për Kastriotin e Vushtrrinë

Kastrioti e Vushtrria kanë fituar pikë të reja në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të mërkurën, Kastrioti e mposhti Vjosën me rezultat 42:30. Yassine Henahen i shënoi 9 gola për Kastriotin, derisa nga 5 i kishin Lulzim Shabani e Deniz Terziqi.Te Vjosa e Shtimes me efikasitet […]

Presidenti Saraçini uron hendbollistet për suksesin e madh, pret rezultatet edhe nga Kombëtarja e hendbollistëve

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka përkrahur nga afër hendbollistet e Kombëtares së Kosovës që fundjavën e kaluar shkëlqyen në Hasselt të Belgjikës.Kombëtarja jonë fitoi ndaj Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe u kualifikua në raundin e dytë kualifikues të Botërorit 2025.Presidenti Saraçini ka vlerësuar lart suksesin e arritur nga hendbollistet, ndërsa është […]

Të enjten superderbi mes Rahovecit e Besa Famgasit

Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.E gjithë vëmendja do të jetë në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec ku të enjten është superderbi mes kampionit, Rahovecit, dhe nënkampionit, Besa Famgasit.Si Rahoveci ashtu edhe Besa Famgas në fundjavë shënuan fitore të thella […]

Short i vështirë për Rahovecin

Rahoveci do të ketë punë të vështirë në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që Rahoveci të luajë me skuadrën e njohur rumune, Minaur Baia Mare.Kjo skuadër në edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane. Në vitin 2022 ishte në finale.Minaur Baia […]

Rahoveci të martën e mëson kundërshtarin e ardhshëm evropian

Të martën prej orës 11:00 tërhiqet shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.Në këtë raund garash është kualifikuar kampioni i Kosovës, Rahoveci, që të shtunën e mposhti thellë skuadrën belge, Sezoens Achilles Bocholt.Në raundin e tretë janë 32 skuadra, disa prej të cilave shumë të njohura e të suksesshme në gara kontinentale.Në […]

EHF shkruan për synimin e Kosovës për kualifikim në Botëror

Kosova, Lituania, Izraeli dhe Italia janë Kombëtaret e kualifikuara në fazën e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2025. Këto katër kombëtare i kanë fituar grupet përkatëse, ndërsa në fazën e parë garuan 12 kombëtare evropiane.“Beku i djathtë, Leonora Demaj ishte hero i fundjavës për Kosovën, duke shënuar 24 gola dhe duke u bërë […]

Prishtina mposht Vjosën, Kastrioti fiton ndaj Trepçës

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të dielën në kryeqytet, Prishtina mposhti Vjosën e Shtimes me rezultat bindës, 39:26. Oltion Beshiri i shënoi 9 gola për skuadrën prishtinase, derisa nga gjashtë i kishin Ylli Visoka, Enis Kuleta e Albi Gjuka.Festim Mustafa i […]