Besa Famgasin e pret ndeshje e vështirë në Kupën Evropiane

Nënkampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e luan të dielën ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane.Nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa përballet me skuadrën çeke, Mesto Lovosice.Ndeshjen në Çeki, para një jave, Besa e ka humbur me rezultat 38:28.Ky rezultat e bën ndeshjen e kthimit të vështirë, […]

Kosova mposht Belgjikën, nesër ndeshja me Bosnjën

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025.Të premten mbrëma në Hasselt të Belgjikës, Kombëtarja jonë fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 32:28.Hendbollistet tona dominuan sidomos në pjesën e parë, që përfundoi 19:12. Në pjesën e dytë belget u afruan, por pa rrezikuar fitoren e […]

Fillon gara te pionieret

Të shtunën fillon gara e hendbollisteve të grupmoshës së pioniereve.Liga e pioniereve organizohet në tri grupe të ndryshme.Ndeshjet e dy xhirove të para të Grupit A zhvillohen në Samadrexhë. Pjesë e këtij grupi janë Samadrexha, KEK-u, Vushtrria, Tereza e Prishtina.Ndeshjet e para të Grupit B janë në Ferizaj. Pjesë e këtij grupi janë Ferizaj, Vjosa, […]

Sot ndeshja Kastrioti -Trepça

Me ndeshjen Kastrioti – Trepça fillon xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 19:00 në Ferizaj.Kastrioti vlerësohet favorit i madh ndaj Trepçës që është ende pa pikë.Kastrioti renditet i treti me tetë pikë.Të dielën është ndeshja Prishtina – Vjosa, që fillon në ora 17:00.Të dy skuadrat kërkojnë […]

Kosova kërkon suksesin në Belgjikë

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kërkojnë kualifikimin nga faza e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.Kosova është në Grupin 2 së bashku me Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën.Ndeshja e parë është sonte nga ora 20:00 në Hasselt të Belgjikës, ndaj kombëtares belge.Kombëtarja jonë është favorite.Të shtunën prej orës 18:00 është takimi Kosovë – Bosnjë-Hercegovinë, […]

Mobilizohen te Rahoveci, të përkushtuar ta kalojnë Bocholtin belg

Te kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, janë mobilizuar maksimalisht për ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci takohet me skuadrën belge Sezoens Achilles Bocholt.Ndeshjen e parë në Belgjikë, Rahoveci e humbi me tri gola dallim, 32:29.Ndeshja ishte e barabartë dhe e […]

Tjetër e arritur e madhe, gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshje të Ligës së Kampionëve

Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur tjetër sukses të rëndësishëm në fundjavë.Çifti i gjyqtarëve, Sherif Xhema e Besfort Jahja, të dielën drejtoi ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve te hendbollistet.Xhema e Jahja ishin të deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për ndeshjen e zhvilluar në Gjermani në mes të Ludwigsburgut dhe Team […]

Atmosferë e shkëlqyer në ditën e parë të grumbullimit të Kombëtares

Në atmosferë të shkëlqyer ka nisur grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës. Të hënën pasdite në Luksemburg është mbajtur stërvitja e parë.Nën urdhrat e selektorit Agron Shabani ishin të gjitha hendbollistet, ndërsa shtabi teknik e çmon atmosferën shumë pozitive dhe përkushtimin e vajzave për të shfrytëzuar ditët në dispozicion për përgatitje sa më të […]

Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen e Kupës Evropiane për hendbollistë

Gjyqtarët Erdoan Vitaku e Arsim Vitaku në fundjavë kishte tjetër delegim evropian.Çifti Vitaku e drejtoi takimin e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë të zhvilluar në Shkup.U përballën Alkaloidi i Shkupit dhe Dragunas Klaipeda nga Lituania.Fitore me rezultat 42:31 shënoi skuadra Alkaloid.Çifti Vitaku e drejtoi ndeshjen me sukses të plotë.Të tjera delegime evropiane […]

Ndërroi jetë Skender Alija, kontributi i tij do të kujtohet gjatë

Ka ndërruar jetë Skender Alija, kryetar shumëvjeçar i klubit të hendbollit Shqiponja nga Gjakova.Alija ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, ndërsa kontributi i tij i madh për Shqiponjën dhe për hendbollin në përgjithësi do të kujtohet gjatë.Shqiponja, falë kontributit të të ndjerit Alija, për kohë të gjatë është skuadër stabile dhe shumë e suksesshme në Superligë. […]