Nesër grumbullohet Kombëtarja e Kosovës

Të hënën grumbullohet Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Grumbullimi do të bëhet në Luksemburg, ku hendbollistet do të qëndrojnë deri të enjten.Në fakt disa prej hendbollisteve kanë udhëtuar që të dielën drejt Luksemburgut. Për shkak të afërsisë me vendet ku luajnë lojtaret si dhe me vendin ku zhvillohen ndeshjet, është vendosur […]

Fitore e Prishtinës në “Minatori”

Ashtu si pritej, skuadra e Prishtinës ka mposhtur Trepçën në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.Të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Prishtina fitoi me rezultat 48:34. Dallimi në rezultat ishte i madh që në pjesën e parë, që përfundoi 24:12 në të mirë të Prishtinës.Ylli Visoka ishte më efikasi […]

Rahoveci mposhtet për tri gola në Belgjikë, kualifikimin e kërkon në ndeshjen e kthimit

Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, ka luajtur ndeshje të fortë të shtunën mbrëma në Belgjikë. “Vreshtarët” megjithatë u mposhtën nga Sezoens Achilles Bocholt me rezultatin 32:29. Ky rezultat e lë të hapur sfidën për ndeshjen e dytë, që zhvillohet pas një jave në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Në ndeshjen e kthimit rahovecasit synojnë […]

Kastrioti fiton pikët në Vushtrri

Kastrioti e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Të shtunën në Vushtrri, Kastrioti mposhti skuadrën vushtrriase me rezultat 38:35.Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë. Ferizajasit në dy e tri gola u shkëputën vetëm pas minutës së 20-të.Në minutën e 35-të Vushtrria barazoi në 21:21 […]

Besa Famgas mposhtet në ndeshjen e parë me skuadrën çeke

Skuadra pejane, Besa Famgas, e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.Të shtunën mbrëma në Lovosice të Çekisë, nënkampionia e Kosovës pësoi me rezultat 38:28.Pjesa e parë ishte e barabartë dhe përfundoi 14:13 në të mirë të skuadrës vendase. Në fillim të pjesës së dytë lojtarët e skuadrës […]

Ferizaj e Istogu me fitore të pritura

Ferizaj e Istogu i kanë fituar ndeshjet e mbetura të Superligës së hendbollisteve, të zhvilluara të premten.Ferizaj fitoi ndaj Besës me rezultat 39:15. Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt.Luljeta Sopjani i shënoi 10 gola për Ferizajn.Te Besa më efikasja ishte Edona Radoniqi me 4 gola.Istogu ndërkohë fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 43:29, në kuadër […]

Kosova, e 26-ta në Evropë

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF), ka publikuar renditjen e fundit të ekipeve kombëtare në konkurrencë të hendbollisteve.Pas sukseseve në katër vitet e fundit (2021 – 2024), Kombëtarja e Kosovës renditet në pozitën e 26-të.Kombëtarja jonë i ka 17,25 pikë dhe lë prapa plot 24 vende. Në mesin e tyre janë Ishujt Faroe, Finlanda, Izraeli, Luksemburgu, […]

Xhiroja e gjashtë e Superligës: një ndeshje të shtunën, një të dielën

Për shkak të angazhimeve evropiane të Rahovecit e Besa Famgasit, në fundjavë zhvillohen vetëm dy ndeshje të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të shtunën nga ora 20:00 është ndeshja Vushtrria – Kastrioti.Kastrioti është i treti me gjashtë pikë, derisa Vushtrria i ka 4 pikë në vendin e katërt.Të […]

Samadrexha fiton ndeshjen e mbetur

Samadrexha e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të Superligës së hendbollisteve.Të enjten në palestrën “Afrim Bunjaku”, Samadrexha mposhti skuadrën nga Obiliqi, Tereza, me rezultat 34:31.Në pjesën e parë në epërsi kryesisht ishin mysafiret. Në pjesën e dytë epërsia ishte te vendaset, por për pak gola. Në minutën e 52-të, Tereza u […]

Besa Famgas është gati për ndeshjen në Çeki

Për herë të 19-të, Besa Famgas paraqitet në gara kontinentale për hendbollistë.Prej kur debutoi ndaj Bevo Panningenit të Holandës më 3 shtator 2005, Besa vetëm një herë ka munguar nga garat evropiane.Këtë edicion paraqitet në Kupën Evropiane, kurse garimin e nisë prej raundit të dytë.Skuadra pejane takohet me skuadrën çeke Mesto Lovosice.Ndeshja e parë është […]