Shpallet lista e Kombëtares U20
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, ka publikuar listën e gjerë të Kombëtares U20 për Kampionat Evropian. Grumbullimi i parë i Kosovës U20 fillon të hënën. Hendbollistët e rinj do të grumbullohen në Banjë të Pejës, përkatësisht në Onix SPA. Grumbullimi i parë do të jetë më 17 -24 qershor , ndërsa grumbullimi tjetër […]
Yllka Shatri vazhdon karrierën në Islandë
Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Yllka Shatri ka bërë lëvizje të rëndësishme në karrierë.Të mërkurën Yllka është prezantuar te skuadra nga Islanda, IBV Handbolti.Me IBV, Yllka ka firmosur për një vit, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.Prej fillimit të karrierës ajo ishte tek Istogu, me të cilën skuadër për gjashtë vjet luajti […]
Të enjten fillon turneu final në ligën e pionierëve
Për tri ditë rresht palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë përplot me hendboll. Prej të enjtes deri të shtunën zhvillohet turneu final në Ligën e Pionierëve (U16).Të enjten janë ndeshjet çerekfinale.Prej orës 15:00 është ndeshja Trepça – Vëllaznimi. Në ora 16:15 fillon ndeshja Istogu – Kastrioti. Drenica e Rahoveci luajnë prej orës 17:30, ndërsa […]
Dafina Mustafa transferohet te Kreuzlingeni
Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Dafina Mustafa, ka bërë hap të madh në karrierë. Ajo i është bashkuar skuadrës së Superligës së Zvicrës, Kreuzlingen. Dafina Mustafa deri më tani ishte te LC Bruehl, kurse luajti në ekipin e dytë. Në edicionin e fundit i realizoi 50 gola në 25 paraqitje. 21-vjeçarja është po ashtu lojtare […]
Finale shumë dramatike, Barça kampione
Barcelona i ka mbijetuar gjuajtjes së fundit të ikonës Mikkel Hansen dhe ka fituar Ligën e Kampionëve në hendboll.Barça ka fituar Championsin për herë të 12-të. Të dielën në Koln, në praninë e 20 mijë shikuesve dhe në atmosferë fantastike, Barça në finale e mposhti Aalborgun e Danimarkës me rezultatin e ngushtë, 31:30.Ndeshja ishte shumë […]
Eliminohet kampioni, Aalborgu e Barça në finale të Championsit
Kampioni i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Magdeburgu, është ndalur në gjysmëfinale të Final4 të Championsit. Të shtunën në “Lanxess Arena” në Koln, Magdeburgun gjerman e mposhti në gjysmëfinale skuadra daneze Aalborg. Danezët fituan me rezultatin 28:26. Në gjysmëfinalen e dytë u përballën Barça dhe skuadra tjetër gjermane, THW Kiel. Barcelona fitoi me […]
Bordi i FHK-së mbajti mbledhjen e radhës
Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës. Në mbledhje është diskutuar dhe është vendosur për çështje të rëndësishme.Fillimisht është paraqitur raporti i Komesarit të Garave për edicionin 2023/2024. Bordi e ka miratuar raportin e Komesarit.Është vendosur që afati i rregullt kalimtar […]
Ndërroi jetë Aziz Makiqi, emri i madh i hendbollit kosovar
Ka ndërruar jetë Aziz Makiqi, ish-hendbollisti shumë i suksesshëm kosovar. Makiqi ka bërë emër në hendboll derisa ishte lojtar i Trepçës së Mitrovicës e më pas te Borci i Ferizajt. Ka luajtur për dy skuadrat e suksesshme kosovare në periudhën më të mirë të tyre, edhe në ligën e parë federative. Makiqi ka bërë karrierë […]
Portierja e Kombëtares së Kosovës promovohet në Bundesliga 2
Nuk kanë të ndalur sukseset për hendbollistet e Kombëtares së Kosovës. Hap të rëndësishëm para ka bërë edhe portierja e Kombëtares sonë, Aurora Kryeziu.Aurora me skuadrën Bretzenheim ISCHN është promovuar nga kategoria e tretë gjermane në Bundesliga 2, që është nivel i lartë i hendbollit.Aurora gjatë gjithë edicionit është shquar me paraqitje të mira, ndërsa […]
Gyori, kampion për herë të gjashtë
Pas pritjes prej pesë vjetësh dhe disa humbjeve dëshpëruese në “FINAL4”, skuadra hungareze Gyori Audi ETO KC ka fituar titullin në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.Për Gyorin është titulli i gjashtë në histori.Finalja e Championsit u zhvillua të dielën pasdite në Budapest në “MVM Dome” në praninë e plot 18 mijë e 500 shikuesve. Finalja […]