Beqiri, delegat në ndeshjen evropiane në Slloveni

Pos me dy skuadra dhe me dy çifte gjyqtarësh, Federata e Hendbollit e Kosovës në fundjavë u prezantua në gara evropiane edhe me një delegat të ndeshjeve.Eshref Beqiri ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste mes skuadrës sllovene Litija dhe skuadrës Hazena Kynzvart nga Çekia.Ndeshja u zhvillua […]

Xhema – Jahja në ndeshjen evropiane në Hungari

Çifti kosovar i gjyqtarëve me thirrje të EHF-së, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë drejtuar të shtunën ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Ligës Evropiane për hendbolliste. Në Vac të Hungarisë u përballën skuadra vendase Vac dhe ajo nga Holanda, Cabooter Fortes Venlo. Fitore me rezultat 32:24 shënoi skuadra Vac. Hungarezet e kishin fituar […]

Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen evropiane në Turqi

Çifti kosovar i gjyqtarëve me thirrje të EHF-së, Erdoan Vitaku e Arsim Vitaku, në fundjavë kishin angazhim evropian.Dyshja Vitaku ishte e deleguar në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste në mes të skuadrës turke, Uskudar, dhe asaj kroate, Bjelovar.Ndeshja u zhvillua në Turqi, ndërsa u fitua nga skuadra Uskudar […]

Sukses i madh i Istogut, kualifikohet në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).Në raundin e dytë, Istogu fitoi bindshëm të dy ndeshjet ndaj skuadrës greke, Pylaia Thessaloniki.Pas fitores 33:25 të shtunën, istogaset të dielën fituan me rezultat 35:27.Të dy ndeshjet janë zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Me marrëveshje mes […]

Fitore e Vushtrrisë në Podujevë

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të dielën në Podujevë, Vushtrria fitoi ndaj Llapit me rezultat 39:34.Mysafirët startuan fuqishëm dhe krijuan shpejt epërsi prej 6:1. Epërsi bindëse mbajtën deri në fund të pjesës së parë, që përfundoi 19:13 për vushtrriasit. As në pjesën […]

Eliminohet Samadrexha

Samadrexha është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane.Hendbollistet samadrexhase e humbën edhe ndeshjen e dytë nga skuadra portugeze Colegio Gaia/Colgaia-Toyota.Ndeshja e zhvilluar të dielën në Gaia të Portugalisë përfundoi 37:30 për skuadrën portugeze. Në Portugali ishte zhvilluar edhe ndeshja e parë, të shtunën mbrëma.Fetane Uzunlar e Sevdanur Ozkan i shënuan nga tetë gola […]

Besa fiton ndeshjen interesante me Vushtrrinë, Kastrioti pa telashe ndaj Prishtinës

Portierja Selvije Mullakadrija ka shkëlqyer me pritje të shumta për ta udhëhequr Besën e Pejës drejt fitores së vështirë ndaj Vushtrrisë. Ndeshja e së dielës, që u zhvillua në Pejë, i takoi xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll.Në pjesën e parë skuadra pejane ishte vazhdimisht në epërsi. Vushtrria barazoi në 14:14 në […]

Rahoveci e Besa Famgas me fitore bindëse

Kampioni në fuqi, Rahoveci, dhe nënkampionia, Besa Famgas, i kanë fituar pa telashe ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të shtunën, Rahoveci fitoi 40:23 ndaj Trepçës.Granit Kadiri ishte më efikasi te Rahoveci me 12 gola. Gjashtë i kishte Adonit Isufi.Amar Mujka i shënoi 10 gola për Trepçën, […]

Fitore e madhe e Istogut ndaj skuadrës greke

Istogu e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, kampioni i Kosovës fitoi ndaj skuadrës greke Pylaia Thessaloniki. Në fund rezultati ishte 33:25 në të mirë të istogaseve. Ky rezultat e vë skuadrën istogase në pozitë shumë të mirë para […]

Samadrexha mposhtet në ndeshjen e parë në Portugali

Samadrexha e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.Të shtunën mbrëma në Gaia të Portugalisë, Samadrexha pësoi 42:31 nga skuadra Colegio Gaia/Colgaia-Toyota.Dallimi në rezultat u bë që në pjesën e parë që përfundoi 20:11 për skuadrën portugeze.Sevdanur Ozkan i shënoi 12 gola nga 22 tentime për Samadrexhën. Shtatë […]