Shqiponja e sfidon liderin

Kampioni në fuqi, Istogu, përballet me Shqiponjën e Gjakovës në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në palestrën në Banjë. Istogu ka kaluar formë të lartë në stinorin pranveror dhe udhëheq në tabelë me 22 pikë, dy më […]
Vazhdon gara në Superligë, derbi i madh në Rahovec

Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të mërkurën e të enjten në program janë ndeshjet e xhiros së 22-të. Të mërkurën janë ndeshjet Vushtrria – Trepça dhe Prishtina – Llapi. Në Vushtrri, takimi fillon në ora 20:00, ndërsa në kryeqytet ndeshja luhet prej orës […]
Shorti për Botërorin në Egjipt në javën e parë të prillit

Kosova është njëra prej 32 kombëtareve që do të paraqiten në Kampionatin Botëror në hendboll për të rinj (U19) që prej 6 deri më 17 gusht mbahet në Egjipt. Kualifikimin, Kombëtarja jonë e siguroi me triumf në IHF Trophy Intercontinental. Shorti i Botërorit do të tërhiqet në Kajro në ngjarjen që mbahet më 7 e […]
Kolgeci uron Kombëtaren U18 për kualifikim në Botëror, falënderon partnerët

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, ka uruar Kombëtaren U18 për kualifikim në Kampionat Botëror. Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve triumfoi të dielën në IHF Trophy Intercontinental dhe siguroi biletën për Botërorin në Egjipt. “Ky sukses dëshmon se jemi në rrugën e duhur dhe që e ardhmja e hendbollit kosovar është e ndritur. […]
Vushtrria fiton ndeshjen interesante në Gjakovë

Ashtu si pritej, ndeshja Shqiponja – Vushtrria ishte më interesantja e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Vushtrria fitoi në Gjakovë me rezultat 37:36. Vushtrriaset në pjesën e dytë ishin në epërsi në shumicën e kohës, por fundi ishte i barabartë. Pas barazimeve 34:34, 35:35 e 36:36, golin e fitores për […]
Amar Muqolli, lojtari më i mirë në IHF Trophy Intercontinental

Amar Muqolli ka shkëlqyer në IHF Trophy Intercontinental. Ai udhëhoqi Kosovën U18 drejt triumfit, përkatësisht drejt kualifikimit në Kampionat Botëror. Rrjedhimisht Muqolli u shpall lojtari më i mirë (MVP) i kampionatit. Në shtatëshen më të mirë janë përzgjedhur tre hendbollistë të Kosovës. Muqolli u shpall beku i djathtë më i mirë, Olsi Mulaj, beku i […]
Kualifikim historik i Kosovës U18 në Botëror

Për herë të tretë një ekip kombëtar i Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionat Botëror. Këtë sukses të dielën e arriti Kosova U18 që triumfoi në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy, që u mbajt në Prishtinë. Në finale, Kombëtarja jonë e mposhti Nigerinë me rezultat 34:30. Fitorja u arrit vetëm pas dy vazhdimeve nga […]
Kosova U18 kualifikohet në finale të IHF Trophy

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në finale të fazës ndërkontinentale të IHF Trophy.Kështu Kombëtarja jonë është vetëm një hap larg kualifikimit në Kampionat Botëror.Në gjysmëfinalen dramatike, të shtunën mbrëma në Prishtinë, Kombëtarja jonë fitoi 27:26 ndaj SHBA-së. Ndeshja ishte e fortë, ndërsa të dy Kombëtaret luftuan deri në aksionin e fundit.Në finale, […]
Xhiroja e 13-të këtë fundjavë, sot tri ndeshje

Në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave vazhdon gara kampionale. Këtë fundjavë është xhiroja e 13-të. Të shtunën (sot) në program janë tri ndeshje. Lideri i klasifikimit, Istogu, luan në Ferizaj ndaj Kastriotit. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00. Sot janë edhe ndeshjet Samadrexha – Prishtina (20:00) dhe Besa – Ferizaj (14:00). […]
Fitore me dy gola dallim e Ferizajt ndaj Shqiponjës

Ferizaj e Shqiponja e kanë zhvilluar të premten ndeshjen e mbetur të xhiros së 12-të të Superligës së hendbollisteve. Ferizaj fitoi në fund me dy gola dallim, 37:35. Vendaset ishin vazhdimisht në epërsi, por gjakovaret mbetën në lojë deri në fund. Në minutën e 55-të, Shqiponja u afrua në një gol, por Ferizaj megjithatë mbajti […]