Ndërroi jetë Valbona Mehmeti, zyrtarja që për dy dekada e gjysmë kontribuoi në FHK

Ka ndërruar jetë Valbona Mehmeti, zyrtarja financiare e Federatës së Hendbollit të Kosovës. E ndjera ishte pjesë e rëndësishme e administratës së federatës sonë për dy dekada e gjysmë,,përkatësisht që nga viti 2000 e tutje. Kontributi i saj për mbarëvajtjen e punëve në federatën tonë, e rrjedhimisht edhe në hendbollin kosovar, është i çmueshëm. E […]

Kosovë – Ukrainë më 13 mars, Ukrainë – Kosovë më 16 mars në Lituani

Kanë mbetur edhe një muaj deri te ndeshjet thuajse vendimtare të Kombëtares së Kosovës në hendboll për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Më 13 mars në Prishtinë, nga ora 20:15, është ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës. Menjëherë më 16 mars është ndeshja Ukrainë – Kosovë. Për shkak të pushtimit rus, Ukraina ndeshjet […]

Jahja – Xhema drejtuan tjetër ndeshje në Champions

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja e Sherif Xhema, kanë drejtuar tjetër ndeshje në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.Të shtunën në Podgoricë, çifti Jahja – Xhema drejtoi takimin e xhiros së 12-të të Grupit B mes Buduqnostit dhe skuadrës daneze Odense.Fitore me rezultat 33:24 shënoi Odense.Odense është në vendin e dytë me […]

Mblidhet Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll

Të dielën në Banjë të Pejës ka nisur grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares U17 të Kosovës. Kombëtarja jonë e 17-vjeçareve do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar që mbahet prej 17 deri më 22 shkurt në Podgoricë të Malit të Zi. Ky kampionat është shumë i fortë, me Kombëtare cilësore, por edhe shumë i rëndësishëm për […]

Çifti Vitaku në ndeshjen derbi të Ligës Evropiane

Çifti i gjyqtarëve të FHK-së, Arsim Vitaku e Erdoan Vitaku, ka pasur tjetër angazhim evropian në fundjavë. Të shtunën dyshja Vitaku drejtoi ndeshje në Poloni, në kuadër të Ligës Evropiane për hendbolliste. Ndeshja ishte e fazës grupore, ndërsa vuri përballë skuadrën polake Zaglebie Lubin dhe atë gjermane Blomberg-Lippe. Fitore me rezultat 29:27 shënoi skuadra polake […]

Kastrioti e Llapi luajnë ndeshje interesante, pikët për ferizajasit

Të shtunën janë luajtur tri ndeshje të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Ndeshja më e barabartë u zhvillua në Shtime në mes të Kastriotit të Ferizajt dhe Llapit. Rezultati ishte i përafërt, herë në të mirë të njërës e herë të skuadrës tjetër, deri në fazë të vonshme […]

Publikohet lista e Kombëtares U17 për Kampionat Mesdhetar

Është publikuar të premten lista e zgjeruar e hendbollisteve të Kombëtares U17 të Kosovës, që do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar.Në listën e zgjeruar janë 22 lojtare, ndërsa lista finale do të publikohet ndërkohë. Grumbullimi i Kombëtares U17 bëhet të dielën, më 9 shkurt, në Onix SPA në Banjë të Pejës. Përgatitjet e përbashkëta do […]

Sonte ndeshja Vushtrria – Rahoveci, nesër dy të tjera

Me ndeshjen Vushtrria – Rahoveci fillon xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 19:30 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.Rahoveci ka fituar 15 ndeshjet e deritashme dhe udhëton për dy pikë të reja.Por vendasit do të bëjnë përpjekje maksimale për të shkaktuar befasi.Rahoveci udhëheqë […]

Kosova e 26-ta në ranglistën e EHF-së

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror për hendbollistë, Federata Evropiane e Hendbollit ka publikuar ranglistën e ekipeve kombëtare në të dy konkurrencat për periudhë katërvjeçare.Për bazë janë marrë rezultatet në katër ngjarjet e fundit të mëdha, duke përfshirë kualifikimet.Te femrat, Kombëtarja jonë është në pozitën e 26-të me 17,25 pikë.Prapa Kosovës janë Kombëtare si Ishujt Faroe, […]

Përfundon seminari për hendbollin në shkolla

Ka përfunduar të dielën seminari për trajnerë të grupmoshave të reja dhe arsimtarë të Edukatës Fizike që do të jenë të përfshirë në projektin “hendbolli në shkolla”. Seminari është mbajtur për dy ditë në Komoran të Drenasit, ndërsa është organizuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor dhe me […]