Të enjten superderbi mes Rahovecit e Besa Famgasit

Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.E gjithë vëmendja do të jetë në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec ku të enjten është superderbi mes kampionit, Rahovecit, dhe nënkampionit, Besa Famgasit.Si Rahoveci ashtu edhe Besa Famgas në fundjavë shënuan fitore të thella […]

Prishtina mposht Vjosën, Kastrioti fiton ndaj Trepçës

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të dielën në kryeqytet, Prishtina mposhti Vjosën e Shtimes me rezultat bindës, 39:26. Oltion Beshiri i shënoi 9 gola për skuadrën prishtinase, derisa nga gjashtë i kishin Ylli Visoka, Enis Kuleta e Albi Gjuka.Festim Mustafa i […]

Fillon gara te pionieret

Të shtunën fillon gara e hendbollisteve të grupmoshës së pioniereve.Liga e pioniereve organizohet në tri grupe të ndryshme.Ndeshjet e dy xhirove të para të Grupit A zhvillohen në Samadrexhë. Pjesë e këtij grupi janë Samadrexha, KEK-u, Vushtrria, Tereza e Prishtina.Ndeshjet e para të Grupit B janë në Ferizaj. Pjesë e këtij grupi janë Ferizaj, Vjosa, […]

Sot ndeshja Kastrioti -Trepça

Me ndeshjen Kastrioti – Trepça fillon xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 19:00 në Ferizaj.Kastrioti vlerësohet favorit i madh ndaj Trepçës që është ende pa pikë.Kastrioti renditet i treti me tetë pikë.Të dielën është ndeshja Prishtina – Vjosa, që fillon në ora 17:00.Të dy skuadrat kërkojnë […]

Fitore e Prishtinës në “Minatori”

Ashtu si pritej, skuadra e Prishtinës ka mposhtur Trepçën në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.Të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Prishtina fitoi me rezultat 48:34. Dallimi në rezultat ishte i madh që në pjesën e parë, që përfundoi 24:12 në të mirë të Prishtinës.Ylli Visoka ishte më efikasi […]

Kastrioti fiton pikët në Vushtrri

Kastrioti e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Të shtunën në Vushtrri, Kastrioti mposhti skuadrën vushtrriase me rezultat 38:35.Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë. Ferizajasit në dy e tri gola u shkëputën vetëm pas minutës së 20-të.Në minutën e 35-të Vushtrria barazoi në 21:21 […]

Ferizaj e Istogu me fitore të pritura

Ferizaj e Istogu i kanë fituar ndeshjet e mbetura të Superligës së hendbollisteve, të zhvilluara të premten.Ferizaj fitoi ndaj Besës me rezultat 39:15. Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt.Luljeta Sopjani i shënoi 10 gola për Ferizajn.Te Besa më efikasja ishte Edona Radoniqi me 4 gola.Istogu ndërkohë fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 43:29, në kuadër […]

Xhiroja e gjashtë e Superligës: një ndeshje të shtunën, një të dielën

Për shkak të angazhimeve evropiane të Rahovecit e Besa Famgasit, në fundjavë zhvillohen vetëm dy ndeshje të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të shtunën nga ora 20:00 është ndeshja Vushtrria – Kastrioti.Kastrioti është i treti me gjashtë pikë, derisa Vushtrria i ka 4 pikë në vendin e katërt.Të […]

Samadrexha fiton ndeshjen e mbetur

Samadrexha e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të Superligës së hendbollisteve.Të enjten në palestrën “Afrim Bunjaku”, Samadrexha mposhti skuadrën nga Obiliqi, Tereza, me rezultat 34:31.Në pjesën e parë në epërsi kryesisht ishin mysafiret. Në pjesën e dytë epërsia ishte te vendaset, por për pak gola. Në minutën e 52-të, Tereza u […]

Sot një ndeshje e shtyrë te hendbollistet, nesër dy

Të enjten (sot) e të premten zhvillohen ndeshje të mbetura në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Sot është ndeshja Samadrexha – Tereza, që zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.Ndeshja i takon xhiros së pestë, ndërsa skuadra vendase llogaritet favorite.Të premten janë takimet Ferizaj – Besa (18:00, xhiro e […]