Kastrioti mposht Prishtinën në ndeshjen e fundit të xhiros

Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) është mbyllur të hënën mbrëma me ndeshjen mes Prishtinës e Kastriotit.Fitore shënoi skuadra ferizajase me rezultat 41:35.Prishina e nisi ndeshjen me seri 5:0. Në minutën e 15-të, Kastrioti barazoi në 8:8. Vendasit mbajtën epërsi gjatë gjithë pjesës së parë, që përfundoi 20:19.Pas minutës së 40-të […]

Fitore e Vushtrrisë në Podujevë

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të dielën në Podujevë, Vushtrria fitoi ndaj Llapit me rezultat 39:34.Mysafirët startuan fuqishëm dhe krijuan shpejt epërsi prej 6:1. Epërsi bindëse mbajtën deri në fund të pjesës së parë, që përfundoi 19:13 për vushtrriasit. As në pjesën […]

Besa fiton ndeshjen interesante me Vushtrrinë, Kastrioti pa telashe ndaj Prishtinës

Portierja Selvije Mullakadrija ka shkëlqyer me pritje të shumta për ta udhëhequr Besën e Pejës drejt fitores së vështirë ndaj Vushtrrisë. Ndeshja e së dielës, që u zhvillua në Pejë, i takoi xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll.Në pjesën e parë skuadra pejane ishte vazhdimisht në epërsi. Vushtrria barazoi në 14:14 në […]

Rahoveci e Besa Famgas me fitore bindëse

Kampioni në fuqi, Rahoveci, dhe nënkampionia, Besa Famgas, i kanë fituar pa telashe ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të shtunën, Rahoveci fitoi 40:23 ndaj Trepçës.Granit Kadiri ishte më efikasi te Rahoveci me 12 gola. Gjashtë i kishte Adonit Isufi.Amar Mujka i shënoi 10 gola për Trepçën, […]

Samadrexha mposhtet në ndeshjen e parë në Portugali

Samadrexha e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.Të shtunën mbrëma në Gaia të Portugalisë, Samadrexha pësoi 42:31 nga skuadra Colegio Gaia/Colgaia-Toyota.Dallimi në rezultat u bë që në pjesën e parë që përfundoi 20:11 për skuadrën portugeze.Sevdanur Ozkan i shënoi 12 gola nga 22 tentime për Samadrexhën. Shtatë […]

Vëmendja te ndeshja Besa – Vushtrria

Për shkak të angazhimeve evropiane të Istogut dhe Samadrexhës, në fundjavë zhvillohen vetëm dy ndeshjet të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të dielën nga ora 13:00 në Pejë takohen Besa e Vushtrria, ndërsa nga ora 17:00 në Ferizaj është takimi Kastrioti – Prishtina.Derisa Kastrioti llogaritet favorit i madh […]

Prishtina – Kastrioti, ndeshja më interesante e javës

Me ndeshjen Prishtina – Kastrioti mbyllet xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshja që zhvillohet të hënën nga ora 20:00 është po ashtu më interesantja e javës.Të dy skuadrat i kanë nga katër pikë dhe do të kërkojnë fitore për të mbetur në hap me Rahovecin e Besën.Xhiroja […]

Kastrioti e fiton ndeshjen e mbetur ndaj Llapit

Kastrioti e ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Kastrioti mposhti Llapin me rezultat 52:32.Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së dytë të Superligës. Ndeshja ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të klubit ferizajas.Besnik Bytyqi i shënoi 9 […]

Shqiponja fiton me një gol dallim në Vushtrri

Me rezultatin 37:36, Shqiponja e mposhti të martën mbrëma Vushtrrinë në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje u shty pasi Shqiponja ia huazoi dy lojtare Ferizajt për ndeshje evropiane.Shqiponja tani i ka gjashtë pikë në vendin e tretë, sa i kanë edhe Istogu e […]

Prishtina fiton ndeshjen dramatike në Vushtrri

Prishtina e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të hënën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Prishtina mposhti Vushtrrinë me rezultatin e ngushtë, 35:34.Ndeshja ishte shumë interesante, e fundi dramatik.Prishtina nisi më mirë ndeshjen, kurse pas minutës së 13-të skuadra vendase kaloi […]