Të shtunën derbi ferizajas i hendbollisteve

Kastrioti – Ferizaj është kryendeshja e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Derbi ferizajas zhvillohet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton”.Pritet ndeshje interesante dhe rivalizuese deri në fund. Ferizaj i ka fituar pesë ndeshjet e para dhe me 10 pikë ndanë vendin e parë me Istogun, […]
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e ka humbur ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2026.Të mërkurën mbrëma në Torshavn, në atmosferë të bukur sportive, Kosova pësoi 32:21 nga Ishujt Faroe.Deri në minutën e 25-të ndeshja ishte e barabartë. Më pas vendasit nisën shkëputjen, ndërsa në pjesën e dytë mbajtën vazhdimisht […]
Kombëtarja në Torshavn, atmosfera shumë pozitive

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është vendosur të hënën në Torshavn të Ishujve Faroe.Në mbrëmje, djemtë tanë zhvilluan stërvitje në sallën ku të mërkurën prej orës 20:00 është ndeshja me Ishujt Faroe.Është ndeshja e parë e fazës së dytë kualifikuese për Euro 2026.Stërvitja u zhvillua nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, ndërsa atmosfera ishte shumë […]
Istogu fiton thellë ndaj Prishtinës, Shqiponja mposht Besën

Dy ndeshje të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave u zhvilluan të dielën.Kampioni në fuqi, Istogu, ka fituar ndaj Prishtinës me rezultatin e thellë, 56:21.Lana Paviçeviq i shënoi 15 gola për istogaset, derisa 10 i kishte Astou Ndiyae. Angelika Luberecka ishte më efikasja te Prishtina me 8 gola. […]
Java e Kombëtares A

Në orët e para të së hënës, hendbollistët e Kombëtares së Kosovës nisen për në Torshavn të Ishujve Faroe.E gjithë java e ardhshme do të jetë në shenjë të Kombëtares A, që fillon fazën e dytë kualifikuese për Euro 2026.Të mërkurën prej orës 20:00 në Torshavn është ndeshja Ishujt Faroe – Kosova. Ndeshja vlerësohet sfiduese, […]
Ndeshje shumë dramatike në Ferizaj

Fundi i ndeshjes mes Ferizajt dhe Samadrexhës ishte shumë dramatik. Dhe ishin vendaset që festuan, pas fitores 33:32. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. U zhvillua të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Në mesin e pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e 46-të, […]
Në fundjavë fillon liga e pionierëve

Pas ligës së pioniereve, në fundjavë fillon edhe liga e pionierëve të Kosovës në hendboll.Të drejtë paraqitjeje kanë hendbollistët e lindur në vitin 2009 dhe më të rinj.Skuadrat pjesëmarrëse janë të ndara në dy grupe, ndërsa në fundjavë janë dy xhirot e para.Në Shtime të shtunën janë ndeshjet e xhiros së parë të Grupit A. […]
Vazhdon Superliga e hendbollisteve, derbi në Ferizaj

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, në fundjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të shtunën janë dy ndeshje të xhiros së gjashtë e të dielën dy të tjera.Derbi do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00. Në palestrën “Bill Clinton” takohen Ferizaj e Samadrexha. Janë dy prej […]
Rahoveci fiton derbin, vazhdon me bilanc maksimal

Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Besa Famgasit me rezultat 35:30.“Vreshtarët” ishin në epërsi që nga fillimi. Në pjesën e parë epërsia e vendasve shkoi deri në katër gola, por pejanët u afruan […]
Pikë të reja për Kastriotin e Vushtrrinë

Kastrioti e Vushtrria kanë fituar pikë të reja në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të mërkurën, Kastrioti e mposhti Vjosën me rezultat 42:30. Yassine Henahen i shënoi 9 gola për Kastriotin, derisa nga 5 i kishin Lulzim Shabani e Deniz Terziqi.Te Vjosa e Shtimes me efikasitet […]