Fillim i suksesshëm i projektit “Hendbolli na bashkon”, hapi tjetër në “Yellow Cup”
Projekti i përbashkët i Federatës së Hendbollit të Zvicrës dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës, “Handball verbindet uns – Hendbolli na bashkon”, ka pasur nismë shumë të suksesshme.Federata zvicerane gjatë nëntorit mbajti stërvitje të hapura me fëmijë në Luzern, St. Gallen dhe Aarau, si pjesë e kësaj iniciative. Synimi i projektit “Hendbolli na bashkon” është […]
Norvegjia e fiton titullin e dhjetë të Evropës
Norvegjia e ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në hendboll. Të dielën në finalen e zhvilluar në Vjenë, norvegjezet fituan 31:23 ndaj Danimarkës. Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë. Rezultati pas 30 minutave ishte 13:12 në të mirë të Norvegjisë. Por pjesa e dytë u takoi plotësisht norvegjezeve që krijuan epërsi bindëse. Norvegjia […]
Short shumë i vështirë për Kombëtaren tonë, përballemi me Suedinë
Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të përballet me Suedinë në fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025 për hendbolliste. Kështu është caktuar me shortin e tërhequr sot në Vjenë. Kombëtares sonë sërish i mungoi fati në short. Suedia është prej Kombëtareve më të forta në Evropë, ndërsa ishte e para në vazon e […]
Saraçini e Arifi në Konferencën e Presidentëve
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Muhamet Arifi, morën pjesë të shtunën në punimet e Konferencës së Presidentëve të Federatës Evropiane të Hendbollit. Në konferencën e presidentëve të federatave nacionale anëtare të EHF-së, u diskutuan çështje me rëndësi për hendbollin evropian. Po […]
Danimarkë – Norvegji, finalja e madhe e Evropianit
Të premten mbrëma në Vjenë, në praninë e 8000 shikuesve, janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të hendbollisteve. Fillimisht Norvegjia fitoi bindshëm, 30:22, ndaj Hungarisë. Henny Ella Reistad i shënoi shtatë gola për Norvegjinë. Katrin Klujber ishte më efikasja te Hungaria me pesë gola. Dukshëm më interesante ishte gjysmëfinalja e dytë mes Francës dhe […]
EHF-ja ia beson federatës sonë një tjetër ngjarje të rëndësishme
EHF-ja ia beson federatës sonë një tjetër ngjarje të rëndësishme Pas organizimit shembullor në Prishtinë të dy Evropianëve për hendbollistë të rinj gjatë këtij viti, Federata e Hendbollit e Kosovës e ka fituar të drejtën e organizimit të një tjetër ngjarjeje të rëndësishme kontinentale. Të premten Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit vendosi që […]
Më 26 dhjetor FHK-ja shpall më të mirët e vitit
Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini.Bordi ka vendosur që Ceremonia “Laureatët 2024” të mbahet më 26 dhjetor nga ora 18:00 në Hotel International Prishtina.Ceremonia tradicionalisht është mbajtur në javët e para të vitit pasues, por në fund të këtij viti të suksesshëm […]
Ndërroi jetë Nebahate Brahaj – Gashi, lojtare e dalluar e Vjosës
Ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare lojtarja e dalluar e Vjosës së Shtimes, Nebahate Brahaj – Gashi. Ajo në moshë të re bëri vend në ekipin e të rriturave duke u shquar me talentin që kishte. Luajti në pozitën e pivotes. U largua herët nga hendbolli, në vitin 2002, por arriti suksese kulmore gjatë viteve […]
FHK-ja vazhdon bashkëpunimin me partnerin besnik KEP Trust
Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Institucioni Mikrofinanciar, KEP Trust, kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për 1 vit. FHK – KEP është partneritet shembullor që me marrëveshjen e re mbush një dekadë. Bashkëpunimi i deritashëm është çmuar nga të dy palët dhe puna e përbashkët edhe në vitin 2025 e konfirmon këtë. Marrëveshja e re është […]
“Hendbolli na bashkon” – u mbajt aktiviteti i parë
Të shtunën është mbajtur aktiviteti i parë i projektit shumë ambicioz “Handball verbindet uns – Hendbolli na bashkon”. Është ky projekt i përbashkët i Federatës së Hendbollit të Zvicrës dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës. Synimi është i qartë – që sa më shumë fëmijë me rrënjë shqiptare e që jetojnë në Zvicër, të bëhen […]