Gjenerata që mund të dërgojë Kosovën në botëror

Të shtunën është bërë publike edhe lista e lojtarëve të kombëtares U21 të Kosovës në hendboll që do të paraqitet në IHF Trophy Intercontinental, që prej 10 deri më 14 prill mbahet në Prishtinë.

Fitues i fazës Interkontinentale të garës prestigjioze IHF Trophy kualifikohet për në botërorin e juniorëve që në verë mbahet në Spanjë. Pra ky është një rast historik për grupmoshën e juniorëve të kombëtares tonë, që për herë të parë në të gjitha sportet ekipore mund të sigurojë paraqitjen në kampionat botëror.

Gjenerata aktuale e ka fituar garën IHF Trophy për Evropë, për grupmoshën U20, vjeshtën e kaluar në Prishtinë. Tani djelmoshat tanë, të përkrahur nga tifozët, kanë rastin që me fitore në fazën interkontinentale të shkruajnë emrat e tyre në librat e historisë së sportit kosovar në përgjithësi.

Përzgedhësi I Kosovës, Taip Ramadani, së bashku me kryetrajnerin e U-21, Fatmir Muhaxheri dhe trajnerin Benon Brahushi, kanë publikuar emrat e lojtarëve me të cilët synohet suksesi i madh.

Edhe kombëtarja e juniorëve mbledhet të hënën dhe do të vendoset në hotelin AFA në Prishtinë. Janë ftuar lojtarët që kanë bartur barrën në vjeshtë e poashtu në listë janë shtuar disa emra të rinjë që bëjnë karrierë në shtete evropiane.

Te juniorët në IHF Trophy Intercontinental do të garojnë Kosova, Nigeria, Taipei Kinez, Australia, Paraguaji e SHBA-ja. Pra janë kombëtaret që kanë fituar garën IHF Trophy në nivel kontinentesh.

Më poshtë e paraqesim listën e lojtarëve.

Emri Pozita Klubi
Flakrim Beqiraj GK KH Prishtina
Arti Luzha GK KH Vëllaznimi
Lulzim Shabani LW KH Kastrioti
Rinor Avdulli LW HC Bülach (SUI)
Aldi Rudari LW KH Kastrioti
Festim Mustafa LB KH Kastrioti
Jon Muqolli LB KH Besa Famgas
Atdhe Basholli LB KH Prishtina
Arben Dugolli CB KH Kastrioti
Besian Abazi CB KH Prishtina
Drenit Tahirukaj RB KH Besa Famgas
Agon Bajqinovci RW KH Prishtina
Labinot Gubetini RW KH Vushtrria
Albin Xhafolli RW VfL Gummersbach (GER)
Etrit Hoxha PV KH Prishtina
Adrian Halili PV HSG Ostsee N/G (GER)
Blend Dalladaku PV HBC Nantes (FRA)
Fatmir Muhaxheri Kryetrajner
Benon Brahushi Trajner
Enver Tahiraj Trajner kondicional Leonard Bushati Fizioterapeut

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …