Vushtrria fiton në kryeqytet, kalon në finale

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e ka siguruar të dielën me fitore bindëse ndaj Prishtinës. Ndeshja e luajtur në kryeqytet përfundoi me rezultat 36:21 në të mirë të Vushtrrisë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:8 për Vushtrrinë. Ndeshjen e parë, të […]

Me tjetër fitore bindëse, Istogu kalon në finale të plejofit

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në finale të plejofit të Superligës së Kosovës. Istogaset të shtunën në Ferizaj fituan ndaj kampionit të edicionit të kaluar me rezultat 35:20. 17:5 ishte rezultati pas pjesës së parë. Istogu e ka fituar bindshëm edhe ndeshjen […]

Drita mbetet në Superligë

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen në elitë, Drita e siguroi të shtunën në Istog me fitore ndaj Prizrenit në ndeshjen e plejautit. Rezultati ishte 36:23 në të mirë të gjilanaseve. Drita kampionatin e kishte përfunduar në pozitën e parafundit në Superligë, […]

Istogu kërkon finalen në Ferizaj

Në fundjavë janë ndeshjet e dyta të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën është takimi Ferizaj – Istogu, që fillon në ora 17:00. Pasi e ka fituar ndeshjen e parë, Istogu kërkon fitore tjetër në Ferizaj për të kaluar në finale. Istogu në plejof startoi nga pozita e parë, ndërsa Ferizaj nga […]

Në Istog ndeshjet e rëndësishme të plejautit

Të shtunën (nesër) në Istog përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë në Superligat e Kosovës në hendboll në edicionin e ardhshëm. Në palestrën e re të Istogut zhvillohen ndeshjet vendimtare të plejautit, përmes të cilave caktohen skuadra që do të luajnë në Superligën e meshkujve dhe atë të femrave. Nga ora 14:00 takohen […]

Istogut i takon gjysmëfinalja e parë

Istogu e ka bërë hapin e parë drejtë finales së plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të enjten në Istog, skuadra vendase fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 31:23. Istogaset herët nisën shkëputjen në rezultat dhe pjesa e parë përfundoi 19:11. Në pjesën e dytë epërsia e vendaseve vazhdimisht ishte e lartë. Ndeshja e dytë luhet në […]

Burneta Rama udhëheq Vushtrrinë drejt fitores

Burneta Rama ka shënuar dhjetë gola për ta udhëhequr Vushtrrinë drejt fitores në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës. Vushtrria të enjten në palestrën “Jeton Tërstena –Tota” e mposhti Prishtinën me rezultat 29:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:13 për vushtrriaset. Donita Kasumi shënoi 6 gola për Vushtrrinë, kurse nga […]

Sot gjysmëfinalet e para të plejofit

Pas përfundimit të stinorit të rregullt, Superliga e hendbollisteve vazhdon me garat shtesë përkatësisht me plejof.Sot në program janë ndeshjet e para të gjysmëfinales së plejofit. Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, kalon në finale. Nga ora 16:00 takohen Vushtrria e Prishtina. Vushtrria ka përfunduar e dyta, ndërsa Prishtina e […]

Përfundon stinori i rregullt në Superligën e hendbollisteve

Të dielën janë luajtur dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Me këto ndeshje ka përfunduar pjesa e rregullt e kampionatit në elitën e hendbollisteve. Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj luajnë në plejof. Drita si e parafundit luan në plejaut me të dytin e Ligës së Parë, ndërsa KEK-u […]

Istogu pa telashe te fitorja e 22-të, Prishtina fiton në Vushtrri

Janë luajtur të shtunën katër ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së hendbollisteve. Është kjo xhiroja e fundit e pjesës së rregullt të garave.Istogu ka vazhduar ecurinë pozitive, duke shënuar fitoren 22-të rresht. Istogaset fituan bindshëm ndaj Ferizajt me rezultat 42:19. Ndeshja e liderit me kampionin në fuqi u luajt në Ferizaj.Istogu në plejof […]