Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

18-vjeçarët luajtën ndeshje të fortë me Luksemburgun

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e dytë në kuadër të turneut ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.
Në Lokeren të Belgjikës, Kombëtarja jonë u përballë me Luksemburgun. Ndonëse ishte duke udhëhequr për kohë të gjatë, Kombëtarja jonë humbi në fund me rezultat 30:27.
Te rezultati 29:27 për Luksemburgun, djemtë tanë humbën penallti. U mungoi fati edhe në disa raste tjera, e po ashtu qetësia në momentet kur po vendosej fituesi.
Pas pjesës së parë Kombëtarja jonë ishte duke udhëhequr 15:13. Në epërsi ishte deri pas minutës së 50-të, por më pas Luksemburgu kaloi para dhe fitoi në fund.
Ndeshja është shumë e rëndësishme për zhvillimin e djemve tanë. Ka pasur gjëra të mira në lojën tonë, por po ashtu lëshime e nguti që do të evitohen me kohë. Paraqitja ishte më e mirë se ajo ndaj Belgjikës, të mërkurën, dhe ky edhe është qëllimi i pjesëmarrjes në turneun në Belgjikë – rritja graduale e ekipit dhe lojtarëve.
Të premten prej orës 10:00, Kombëtarja jonë luan me Poloninë.

Lajme tjera