Besa i kthehet fitores dhe pozitës së parë

Kampionia aktuale Besa FamGas i është kthyer fitores dhe me këtë është kthyer edhe në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Besa të dielen mbrëma në Pejë fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat të thellë, 33:13. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 19:7 në të mirë të pejanëve. […]

Vushtrria e Istogu fitojnë si mysafir

Vushtrria e Istogu i kanë fituar ndeshjet e fundit të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Të dy skuadrat i fituan në udhëtim ndeshjet që i luajtën të dielen. Vushtrria fitoi ndaj Dritës në Gjilan me tetë gola dallim, 26:18, kurse Istogu fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultat 19:15. […]