Vushtrria e Istogu fitojnë si mysafir

Vushtrria e Istogu i kanë fituar ndeshjet e fundit të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Të dy skuadrat i fituan në udhëtim ndeshjet që i luajtën të dielen. Vushtrria fitoi ndaj Dritës në Gjilan me tetë gola dallim, 26:18, kurse Istogu fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultat 19:15.

Vushtrria prinë në klasifikim me 21 pikë. I ka tri pikë më shumë se Shqiponja e Prishtina që mbajnë pozitat dy e tre. Istogu është i katërti me 17 pikë, por ka një takim më pak të luajtur. Kastrioti është i pesti me 10 pikë, ndërsa Drita e gjashta me gjashtë pikë, por me një takim më pak të luajtur.

K. Paci me shtatë gola ishte më efikasja te Vushtrria. Gjashtë herë shënoi O. Kasumi, ndërsa pesë gola i realizoi K. Avdiu. Te Drita më efikasja ishte B. Ramabaja me gjashtë gola.

Ndërkohë Istogun drejt fitores në Ferizaj e udhëhoqi E. Kameri me nëntë gola. Pesë gola i shënoi A. Rugova. Pesë herë realizoi edhe A. Dinarica për Kastriotin.

Drita – Vushtrria 18:26 (9:14)

Drita: Daku, Sadiku, Kqiku, Rexhepi 3, Krasniqi , Pajaziti, Vokshi 5, Rudhani, Ramabaja 6.

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, B.Rrahmani, Avdiu 5, Mehmeti 2, Zymberi, Kasumi 6, Preniqi 4, Paci 7, D. Rrahmani 2.

Kastrioti – Istogu 15:19 (7:10)

Kastrioti: Rogova, Gurgurovci, M. Dinarica, A. Salihu 3, V. Gashi 3, Misini 1, Qerkini, P. Gashi 3, A. Dinarica 5, E. Reçica, E. Salihu, Stagova, S. Reçica, Qukovci.

Istogu: Shehdadi, Avdylaj, Rrahmani 1, Krasniqi 2, V. Rexhaj, Halitaj, F. Rexhaj 1, Bakiq, Kameri 9, Fejzaj, Rugova 5, Ujkiq 1.

Lajme tjera